Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të enjten kanë pritur në takim Dekanin e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Medain Hashani.
Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e auditimit, shkëmbimet e ndihmës profesionale e akademike, si dhe mundësitë për promovim dhe vetëdijesim të profesionit të auditimit.
Me këtë rast palët janë dakorduar që në ditët në vazhdim kjo iniciativë të materializohet përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në mes të ZKA-së dhe institucioneve akademike, publike dhe private, në këtë rast me AAB-në, duke thënë se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje dhe do të jetë në të mirë të të dyja institucioneve.
Nga ana tjetër Dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, Medain Hashani, ka falënderuar drejtuesit e ZKA-së për iniciativën, duke thënë se mirëpresin bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit e cila është një prej institucioneve më të besueshme në vend.
Për të vendosur drejtimin institucional në tre vitet e ardhshëm dhe për t’i përballuar me sukses sfidat si dhe për të përmbushur misionin dhe ambiciet institucionale, Zyra Kombëtare e ...
Krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e UN Women kanë mbajtur një takim të përbashkët për intensifikimin e ...
Avancimi i vazhdueshëm i njohurive profesionale të stafit vazhdon të jetë prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) edhe për këtë vit. Prandaj nëpërmjet Planin vjetor të trajnimeve ...
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur të martën në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të ...