Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), Bujar Krasniqi nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me qëllim të përkrahjes se ZKA-së për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive profesionale të stafit.
Programi i zhvillimit profesional do të ofrohet në përputhje me standardet ndërkombëtarë për institucionet supreme të auditimit dhe synon të mbulojë fusha të caktuara që ndërlidhën me rolin dhe funksionin e ZKA-së.
Palët u pajtuan që në kuadër të këtij bashkëpunimi të mbulohen edhe aktivitete të tjera zhvillimore që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të ZKA-së në përputhje me standardet më larta.
Marrëveshja është nënshkruar si vazhdimësi e bashkëpunimit të mëhershëm të ZKA-së dhe IKAF-it, ndërsa, vlen për tu theksuar se, sipas marrëveshjes, IKAF-i do t’i ofrojë ZKA-së falas 12 orë të edukimit të vazhdueshëm profesional.
Auditorja e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, falënderoi drejtuesit e IKAF-it për ofrimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjen profesionale ndaj auditorëve të ZKA-së, në veçanti për ofrimin e shërbimeve të trajnimeve pa pagesë. “Avancimi i njohurive dhe praktikave te reja të auditimit përmes mundësive për edukim do ta forcojnë edhe më shumë cilësinë e punës dhe do të jenë vlerë e shtuar për ZKA-në”, theksoi znj. Spanca.
Drejtori Ekzekutiv i IKAF-it, z. Bujar Krasniqi theksoi se “kjo marrëveshje synon të rrisë standardet profesionale në auditim, përmes trajnimeve të vazhdueshme të edukimit profesional, seminareve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta dhe bazohet në Moton e INTOSAI-t ‘Të gjithë përfitojnë nga përvoja e përbashkët’”.
Marrëveshjen e plotë për trajnime profesionale mund t’a gjeni këtu.
Duke qenë pjesë aktive e programeve të ndryshme ndërkombëtare për arsimim dhe zhvillim të kapaciteteve audituese, së fundmi auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës treguan ...
Auditoret e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Arta Kryeziu dhe Krenare Pirana, janë pranuar në pilot programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim e ...
Punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) janë duke ndjekur një plan intensiv të trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për adresimin e nevojave dhe kërkesave të stafit për zhvillim ...
Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit kërkon bashkëpunim dhe koordinim efikas dhe efektiv në mes të institucioneve të mandatuara për luftimin e kësaj dukurie, u tha nga të pranishmit në ...