Kthehu te lista
24 Shkurt 2023

ZKA-ja dhe KLSH-ja vazhdojnë shkëmbimin e përvojave lidhur me auditimin paralel në fushën e teknologjisë së informacionit

KLSH

Në vijim të aktiviteteve në kuadër të auditimit paralel të Teknologjisë së Informacionit për sistemet e informacionit të ujësjellësit në Tiranë dhe Prishtinë, me datë 20 dhe 21 shkurt në Prishtinë është mbajtur puntoria e radhës.

Ekipet e auditimit nga të dyja institucionet kanë prezantuar rezultatet e fazës së ekzekutimit të auditimit dhe përmbajtjen e draft raporteve individuale të auditimit,  lidhur me auditimin paralel që është duke u zhvilluar, si dhe kanë diskutuar për fazat vijuese të këtij procesi të auditimit në mes të KLSH-së dhe ZKA-së.

Në kuadër të kësaj vizite është realizuar edhe një vizitë pune në  Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina. Në takim u prezantuan aktivitetet lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm përfshirë sfidat dhe vështirësitë si dhe projektet specifike zhvillimore veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, etj. Digjitalizimi i proceseve, siguria dhe kontrolli i informacioneve ishte tema kryesore e diskutimit. Po ashtu, auditorët nga të dyja vendet kanë vizituar edhe Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj për t’ua prezantuar për së afërmi funksionimin, sistemet dhe proceset teknologjike të trajtimit të ujit.

Punëtoria është përmbyllur me dakordimin për planin e aktiviteteve të ardhshme deri në përmbylljen e auditimit paralel për sistemet e informacionit të ujësjellësve në të dy vendet.

Të ngjashme