Kthehu te lista
09 Qershor 2022

ZKA-ja dhe Kuvendi diskutojnë për gjendjen në prokurimin publik nga perspektiva e auditimit

Takimi per LP

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, kanë pritur sot në takim përfaqësues të Grupit Punues të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere i cili ka për qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të  Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, në përbërje të Pal Lekaj kryesues, Visar Korenica anëtar, si dhe përfaqësues të administratës së Kuvendit dhe  shoqërisë civile.

Grupi punues ka shprehur interesim që të informohet lidhur me aktivitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) sa i përket zbatimit të këtij ligji, problemet dhe vështirësitë në implementimin e tij si dhe nevojat eventuale për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Znj. Spanca i ka njoftuar pjesëmarrësit, për gjendjen në prokurimin publik në Kosovë nga perspektiva e auditimit, për gjetjet më të shpeshta të auditimit në fushën e prokurimit si dhe për rekomandimet përkatëse që Zyra Kombëtare e Auditimit i ka dhënë me qëllim të përmirësimit të nevojshëm.

Me këtë rast, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se Ligji për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës është mjaft i konsoliduar, por ka nevojë që të amandamentohet për t’iu mundësuar organizatave buxhetore që t’i arrijnë në mënyrë më efikase objektivat e veta të prokurimit.

Gjithashtu gjatë këtij takimi anëtarët e Grupit punues të Komisionit parlamentar kanë parashtruan pyetje lidhur me zbatimin e këtij Ligji nga ana entiteteve që janë subjekt i auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe se bashku është diskutuar për çështjet të ndryshme për përmirësim në këtë fushë.

Të ngjashme