Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin me temën “Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumeve në qytetin e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës”, për periudhën 2017-2021, projekte këto të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Auditimi do të përfshijë planifikimin, menaxhimin, monitorimin dhe raportimin lidhur me investimet në këto stadiume, kostoja e të cilave ishte në vlerë rreth 7.12 milionë euro.
Auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë qenë efikase në menaxhimin e projekteve për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve; procesin e prokurimit të këtyre projekteve, për të parë nëse janë arritur qëllimet e përcaktuara si dhe nëse stadiumet përfundohen brenda afatit kohor dhe sipas standardeve të kërkuara.
Subjekt i auditimit për renovimin dhe rikonfigurimin e këtyre stadiumeve është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si një nga sponsorët dhe prokuruesit kryesor të projekteve të infrastrukturës sportive – stadiumeve të futbollit, si dhe komuna e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës në të cilat janë bërë renovimet dhe rikonfigurimet e stadiumeve.
Zyra Kombëtare e Auditimit përmes këtij auditimi synon të ofrojë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e proceseve të kontraktimit të ndërtimit të stadiumeve dhe menaxhimit më të mirë të tyre.
Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përgjatë viteve ka ndërmarrë veprime për renovimin e objekteve sportive në shumicën e rajoneve të Kosovës.
Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të ...
Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Mimoza Selimi, Ernes Beka, Vjosa Zeqiraj, Lirak Mulliqi dhe Laureta Matoshi, për katër ditë më radhë kanë ndjekur modulin e parë të trajnimit për ...
Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, si dhe Auditorja e Përgjithshme e ...
Punonjëset e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) përkatësisht të Divizionit të Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani, Ardita Gashi Bllaca dhe Leonora Krasniqi Jashari, kanë ndjekur punimet ...