“Ekzekutimi i Buxhetit nga Organizatat Buxhetore dhe zbatimi i rekomandimeve të dala nga RVA 2021” ka qenë tema e punëtorisë së përvitshme e organizuar për dy ditë më radhë nga Ministria e Financave, përkatësisht Departamenti i Thesarit të Republikës së Kosovës me mbështetjen e USAID-it, Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, në të cilën ka marrë pjesë Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka, drejtori i Departamentit të Auditimit, Faruk Rrahmani si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave buxhetore nga niveli qendror dhe ai lokal.
Fokus i diskutimit kanë qenë; sfidat e ballafaquara gjatë vitit 2022, çështjet që kanë nevojë për përmirësim, rekomandimet e Raportit Vjetor të Auditimit 2021; rregullat financiare dhe zbatimi i tyre si dhe Reformat në menaxhimin e financave publike.
Gjatë pjesëmarrjes se tij në dy sesione, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka potencuar se cilësia e raportimit financiar ka nevojë të përmirësohet dhe zbatimi i rekomandimeve të auditimit ndihmon institucionet publike të përmirësojnë sistemin e raportimit financiar dhe të rrisin kontrollet për menaxhim të parasë publike.
Në këtë kontekst ai ka theksuar se me qëllim të përmirësimit të raportimit dhe menaxhimit financiar për institucionet publike, ZKA për vitin 2021 ka dhënë rekomandimet përkatëse për evitimin e mangësive. “Në auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë për vitin 2021 kemi dhënë gjithsej 695 rekomandime, përderisa në vitin 2020 kemi dhënë 654 rekomandime”.
Ndonëse është shënuar një progres i lehtë sa i përket nivelit të zbatimit të rekomandimeve, posaçërisht në nivelin qendror, z. Halilaj ka bërë më dije se për të rritur nivelin e rekomandimeve të zbatuara, nevojitet të shtohet kujdesi dhe përgjegjshmëria në kryerjen e detyrave zyrtare, masa shtesë nga ana e qeverisë ndaj organizatave buxhetore si dhe forcimi i masave të llogaridhënies nga Kuvendi i Kosovës dhe Asambleve Komunale. “Niveli i zbatimit të rekomandimeve për vitin 2020 ka qenë 50% që krahasuar me vitin paraprak (2019) paraqet një rritje prej vetëm 5%”, është shprehur z. Halilaj.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka mirëpritur organizimin e kësaj ngjarjeje dhe ka theksuar se përmirësimi i proceseve në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrolleve, në theks të veçantë të sistemit të raportimit financiar do ta rris nivelin e llogaridhënies dhe transparencës publike. “Do të doja që numri i opinioneve të modifikuara për pasqyrat financiare të zvogëlohet sepse kjo do të jetë tregues se në të vërtetë cilësia e raportimit financiar është përmirësuar. Prezantimi jo i drejtë, jo i vërtetë dhe i pasaktë, apo mungesa e informatave shpjeguese financiare janë çështje që bien në kundërshtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, prandaj në raste të tilla ne obligohemi që opinionin e auditimit për Pasqyra financiare ta modifikojmë”.
ZKA, përveç ndaj mekanizmave mbikëqyrës të zbatimit të kornizës ligjore që përcaktojnë kryerjen e punës sonë në përputhje me standardet profesionale, ka detyrime dhe është llogaridhënës edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare që mbikëqyrin zbatimin e këtyre standardeve në të cilat ZKA është e anëtarësuar, si INTOSAI, EUROSAI, etj. “Si Auditore e Përgjithshme, në bazë të mandatit tim kushtetues dhe ligjor jam e përkushtuar që në mënyrë rigoroze të zbatoj standardet ndërkombëtare të auditimit përmes dhënies se opinioneve për pasqyra financiare të cilat duhet të reflektojnë gjendjen e vërtetë, të drejtë dhe të saktë të informatave financiare”, ka cituar znj. Spanca.
Auditoret e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Arta Kryeziu dhe Krenare Pirana, janë pranuar në pilot programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim e ...
Punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) janë duke ndjekur një plan intensiv të trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për adresimin e nevojave dhe kërkesave të stafit për zhvillim ...
Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit kërkon bashkëpunim dhe koordinim efikas dhe efektiv në mes të institucioneve të mandatuara për luftimin e kësaj dukurie, u tha nga të pranishmit në ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me Zyrën e UN Women në Kosovë mbajtën tryezë pune ku u prezantuan rezultatet e auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve ...