Avancimi i vazhdueshëm i njohurive profesionale të stafit vazhdon të jetë prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) edhe për këtë vit. Prandaj nëpërmjet Planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit profesional janë adresuar nevojat dhe kërkesat e punonjësve për zhvillim në fusha specifike.
Zbatimi i Planit të trajnimeve për muajin janar ka filluar me mbajtjen e trajnimit për stafin auditues “E-Prokurimi” nga ligjërues të Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) i cili po realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Auditimi i sistemit të prokurimit publik është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj avancimi profesional i auditorëve në këtë fushë është i domosdoshëm dhe ndikon në rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike në Kosovë.
Po ashtu gjatë kësaj jave stafi auditues do ta ndjekë edhe trajnimin “E-Pasuria” i cili do të mbahet nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP). Nga ky trajnim auditorët do të avancojnë njohuritë e tyre sa i përket sistemit E-Pasuria në përgjithësi, përkatësisht modulit të raportimeve pasi ajo është pjesë me interes më të lartë për ta. Auditorët do të kenë qasje monitoruese në sistemin E-pasuria gjatë punës në terren gjë që do ta bëj auditimin më efektiv dhe efikas.
Edhe në javën e tretë të janarit për punonjësit e ZKA-së do të mbahen edhe dy trajnime të tjera lidhur me “Shkrimin e raporteve dhe përdorimin e gjuhës së thjeshtë” si dhe trajnimi për “Rritjen e aftësive për ligjërim dhe mësim”. Trajnimet organizohen në kuadër të projektit të bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”dhe mbahen nga ekspertë dhe trajnerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.
Gjithashtu në fund të këtij muaji do të mbahet edhe trajnimi i brendshëm për stafin e ri dhe auditorët junior për auditim financiar “Qasja e Auditimit të Pasurisë (menaxhimi i pasurisë).
Për të vendosur drejtimin institucional në tre vitet e ardhshëm dhe për t’i përballuar me sukses sfidat si dhe për të përmbushur misionin dhe ambiciet institucionale, Zyra Kombëtare e ...
Krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e UN Women kanë mbajtur një takim të përbashkët për intensifikimin e ...
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur të martën në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të ...
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të enjten kanë pritur në takim Dekanin e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Medain Hashani. ...