Kthehu te lista
29 Shtator 2022

ZKA-ja njoftohet për se afërmi me praktikat e vendeve të rajonit për auditimin e fondeve të IPA-së

Konferenca Rajonale per auditime te IPA-s

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Safet Berisha, kanë marrë pjesë në Konferencën Rajonale të Autoriteteve të Auditimit për fondet e IPA-s, të organizuar nga Autoriteti i Auditimit të fondeve IPA të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt në Shkup.

Në kuadër të punimeve dyditore të Konferencës, Autoritetet e Auditimit të Fondeve IPA të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, Turqisë, Sllovenisë, Bullgarisë dhe Rumanisë kanë prezantuar praktikat e tyre lidhur me mënyrën e auditimit të këtyre fondeve.

Gjatë punimeve të konferencës pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të ndajnë përvojat e tyre dhe sfidat në procesin e auditimit të fondeve të Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrja në këtë Konferencë i ka ofruar mundësinë Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës të njoftohet për së afërmi me praktikat e vendeve pjesëmarrëse në lidhje më procesin e auditimit të fondeve të IPA-s dhe fondeve tjera të Bashkimit Evropian nga vendet përfituese.

Në kuadër të kësaj konference Autoriteti i Auditimit të fondeve IPA të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni të veçantë ka shënuar edhe 15-të vjetorin e themelimit.

Të ngjashme