Me iniciativë të Sindikatës së Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe me përkrahjen e menaxhmentit, si dhe në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të martën në ambientet e ZKA-së është organizuar aktiviteti i përvitshëm i dhurimit të gjakut.
Në kuadër të shënimit të Javës për dhurim të gjakut si dhe me moton “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë” në mënyrë vullnetare dhjetëra punonjës të ZKA-së kanë dhuruar gjak. Punonjësit e ZKA-së më këtë rast kanë shprehur gatishmërinë për t’u solidarizuar me të gjithë ata që kanë nevojë për marrje të dozave të gjakut, duke kontribuar kështu sado pak për shërimin e tyre.
Drejtuesit e Sindikatës së ZKA-së kanë falënderuar të gjithë punonjësit për realizimin me sukses të këtij aktiviteti human.
Aksioni i ZKA-së për dhurimin e gjakut është mirëpritur dhe përshëndetur nga zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Aktiviteti human për dhurimin e gjakut në ZKA tashmë është bërë traditë meqë ky institucion organizon tash e disa vjet me radhë këtë aktivitet.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës gjatë vitit 2022 i është nënshtruar procesit të vetëvlerësimit të performancës për vitet 2020-2021, për të ofruar një pasqyrë të saktë mbi ...
Përfitimet rreth metodologjisë së përbashkët kanë qenë temë e diskutimit në takimin e tretë rajonal në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë ...
Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe Ud. Drejtorit të Departamentit për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj Ahmeti, të premten kanë pritur në takim ...
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të shënimit të 98-vjetorit të themelimit të ...