Në përputhje me mandatin ligjor Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP), Planin Vjetor të Auditimit për sezonin 2023/2024.
Plani adreson përmbushjen e obligimeve kushtetuese e ligjore si dhe përmban informatat relevante në lidhje me auditimet e përzgjedhura nga Auditorja e Përgjithshme, përfshirë projektet, aktivitetet, afatet, burimet e nevojshme, buxhetin, rezultatet dhe rreziqet me të cilat mund të ballafaqohet ZKA-ja.
Për sezonin auditues 2023/24, ZKA-ja planifikon kryerjen e 123 auditimeve, prej tyre 85 auditime për organizatat buxhetore, 8 projekte të financuara nga fondet e jashtme, 13 ndërmarrje publike, 16 auditime të performancës, si dhe Raportin Vjetor të Auditimit.
Përveç auditimeve të detyrueshme të rregullsisë të përcaktuara me ligj, fokus i veçantë i është dhënë edhe auditimit të ndërmarrjeve publike me interes të veçantë si dhe projekteve kapitale me peshë të lartë financiare.
Ndërsa auditimet e performancës mbulojnë fusha me rëndësi ekonomike, sociale, shëndetësore, arsimore, mediale, kulturore e sportive, si dhe tema të rëndësishme në prokurim publik. Përzgjedhja e temave të performancës është bërë më kontributin e shoqërisë civile, organizatave profesionale, komunitetit të donatorëve dhe ekspertëve të fushave, si dhe bazuar në vlerësimin e ndikimit në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe përmirësimin e qeverisjes.
Planin Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/24 e gjeni këtu.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...