Në zbatim të mandatit kushtetues, ligjor dhe standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik, Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon të bashkëpunojë me institucione dhe organizata të ndryshme në fushat e ndërlidhura me auditimin apo zhvillimin profesional.
Mbi këtë bazë, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj mbajtën takim pune me drejtorin e Njësisë Qendrore Harmonizuese të Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Agim Krasniqi, z.Valdet Haziri dhe ekspertin z. Frans Hesse, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Financave Publike në Kosovë”, projekt i financuar nga BE-ja dhe implementuar nga GIZ.
Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja profesionale në kryerjen e përgjegjësive respektive të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, konkretisht për sistemet e menaxhimit financiar dhe kontrollit, ndarjen e informatave dhe praktikave lidhur me zhvillimin e këtyre fushave në sektorin publik të Kosovës.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...