Me qëllim të zhvillimit profesional dhe avancimit të mëtutjeshëm të njohurive punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) gjatë muajit janar do të zbatojnë planin e trajnimeve të brendshme.
Zhvillimi i vazhdueshëm i kapaciteteve profesionale është prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe sipas planit vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit profesional adresohen nevojat dhe kërkesat e stafit për zhvillim.
Aktualisht është duke u mbajtur trajnimi për shkrimin e raporteve dhe përdorimin e gjuhës së thjeshtë. Ky trajnim është organizuar në kuadër të projektit të bashkëpunimit bilateral me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë sipas projektit “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Trajnimi ofrohet nga ekspertët dhe kolegët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.
Po ashtu në kuadër të planit të trajnimeve për muajin janar do të mbahet edhe trajnimi i brendshëm me temën “Puna në sistemin SITA problemet kryesore teknike, si të shfrytëzohen manualet dhe udhëzimet të cilat janë vendosur në SITA (teknika të shpejta dhe efikase të mësimit)”.
Një trajnim tjetër që do të mbahet gjatë këtij muaji është edhe “Qasja e auditimit në auditimin e pasurive” si dhe trajnimi “Përdorimi i procedurave analitike substanciale”.
Gjithashtu deri në fund të muajit janar do të mbahen edhe trajnimi për Ligjin nr.03/L-178 për klasifikimin e informacioneve si dhe ai për aktet nënligjore të ZKA.
Sipas Standardeve Ndërkombëtarë të Institucioneve Supreme të Auditimit, institucionet e auditimit duhet të promovojnë zhvillim të vazhdueshëm profesional i cili i kontribuon auditorëve, ekipit dhe përsosmërisë së organizatës. Në përputhje me këto kërkesa, ZKA është e përkushtuar që të siguroje se stafi i saj ka kompetenca profesionale dhe ka mbështetjen e kolegëve dhe menaxhmentit për ta kryer punën si duhet.
Duke qenë pjesë aktive e programeve të ndryshme ndërkombëtare për arsimim dhe zhvillim të kapaciteteve audituese, së fundmi auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës treguan ...
Auditoret e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Arta Kryeziu dhe Krenare Pirana, janë pranuar në pilot programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim e ...
Punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) janë duke ndjekur një plan intensiv të trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për adresimin e nevojave dhe kërkesave të stafit për zhvillim ...
Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit kërkon bashkëpunim dhe koordinim efikas dhe efektiv në mes të institucioneve të mandatuara për luftimin e kësaj dukurie, u tha nga të pranishmit në ...