Kthehu te lista
11 Nëntor 2022

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës për herë të parë merr pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e 24-të të Institucioneve Supreme të Auditimit

Kongresi ne Brazil 1

Në datat 7-11 nëntor 2022, në Rio de Zhaneiro, po mbahet Kongresi i Institucioneve Supreme të Auditimit, i organizuar nga Gjykata Federale e Llogarive të Brazilit.

Në kongres, Zyra Kombetare e Auditimit përfaqësohet nga Emine Fazliu, Ndihmës Auditore e Përgjithshme dhe Qëndresa Mulaj, Drejtoreshë e Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komunikim.

Në seancën e parë plenare Kongresi ka miratuar dokumente të rëndësishme përfshirë edhe rregullat dhe procedurat e organizatës, raporte pune, si dhe Planin Strategjik të INTOSAI-t 2023-2028.

Punimet në vazhdim i kanë trajtuar dy tema me rëndësi të vecantë të auditimit publik si: “Roli i institucioneve supreme të auditimit në përballje me katastrofat” dhe “Zëri global, rezultati global dhe ndikimi largpamës”.

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në kuadër të Kongresit ka takuar kolegë dhe partnerë nga ISA-t tjera ku kanë biseduar për çështje të auditimit publik, përvojat dhe zgjidhjet e mundshme, me qëllim të aplikimit të standardeve të auditimit, dhe rritjes së bashkëpunimit.

Në vazhdim të punimeve, Kongresi pritet të miratojë Deklaratën e Rios si dhe të zgjedhë anëtarët e rinj të Bordit Drejtues dhe të caktojë auditorët e jashtëm për auditimin e organizatës.

Kongresi është organi më i lartë i Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Më shumë informata mund të gjeni në https://incosai2022.rio.br/pt/home/

Të ngjashme