Kthehu te lista
20 Shtator 2023

Zyra Kombëtare e Auditimit zbaton suksesshëm planin e trajnimeve për muajin shtator

trajnimet 1

Punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) janë duke ndjekur një plan intensiv të trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për adresimin e nevojave dhe kërkesave të stafit për zhvillim profesional në fusha specifike, zgjerim të njohurive  dhe mundësi eksplorimi të praktikave të reja për të kryer punën në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me standardet  ndërkombëtare të auditimit.

Zbatimi i këtij plani nisi me trajnimin mbi E-Pasurinë, nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Punonjësit e ZKA-së ndoqën edhe trajnimet mbi Identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve nëpërmjet njohjes së entitetit dhe mjedisit të tij, Procesi i Auditimit në ZKA, Korniza Ligjore në ZKA, Auditimet Investigative dhe Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga perspektiva e auditimit.

Trajnimet vazhdojnë të mbahen me sukses edhe gjatë kësaj jave mbi temat: Punëtoria praktike hyrëse për Auditimin e Pajtueshmërisë, nën udhëheqjen e ekpertëve nga KPMG, Lidershipi dhe aftësitë e buta, si dhe Trajnimi për auditorët e performancës, udhëhequr nga ekspertët dhe trajnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në kuadër të projektit të bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”.

Ndërsa deri në fund të muajit shtator punonjësit e ZKA-së do t’i ndjekin edhe trajnimet e tjera të planifikuara, siç janë: Vlerësimi i gabimit, Mostrimi në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë, Përdorimi i punës së Auditimit të brendshëm SNISA 610, Zhvillimi i njohurive tek procedurat substanciale edhe të pajutueshmërisë/programet e komponentëve sa i përket përshkrimit të procedurave të testeve dhe qëllimin e testeve, Korniza e Deklaratave Profesionale të Auditimit dhe ndryshimet, Procesi i auditimit në softuerin SITA, Prezantimi i Planit Kontabël të Përditësuar dhe Udhëzuesit e Planit Kontabël, Prezantimi i rezultateve të  vetëvlerësimit të performancës së ZKA –  SAI PMF, Sfidat gjatë procesit të auditimit në SITA, si dhe Aktivitetet e para angazhimit  – Vlerësimi i pranueshmërisë së Kornizës së Raportimit Financiar të zbatueshme.

Të ngjashme