Kthehu mbrapa
Adem Sylejmani

Adem Sylejmani

Adem Sylejmani është emëruar ushtrues i detyrës në pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, nga muaji janar 2022.

Ka mëse 22 vite përvojë profesionale. Që nga muaji mars të vitit 2004 është pjesë e Zyrës Kombëtare të Auditimit, si një ndër nëpunësit e parë të ZKA-së. Në shkurt të vitit 2010 është zgjedhur Drejtor i Departamentit për Burime Njerëzore, derisa në vitin 2017 zgjedhet Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Burime Njerëzore, njëkohësisht kryen edhe funksionin e Zyrtarit Kryesor Financiar.

Ka qenë pjesë e disa grupeve punuese dhe task-forcave, në zhvillimin e Shërbimit Civil në Kosovë. GJithashtu, ka qenë një ndër përgjegjësit për hartimin dhe zhvillimin e politikave të punës në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Z. Sylejmani është i diplomuar për Administratë Publike, dhe është i certifikuar për:

  • Menaxher për Sisteme të Cilësisë nga Quality Austria;
  • Trajner për Shërbim Civil në Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP).

Ka ndjekur edhe shumë trajnime tjera, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare.

Z. Sylejmani, ka lindur në Prishtinë në vitin 1977. Përveç gjuhës amtare, flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe.