Kthehu mbrapa
foto MG

Myrvete Gashi Morina

Myrvete Gashi Morina është emëruar ushtruese e detyrës në pozitën e Ndihmës Auditores së  Përgjithshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit, nga muaji gusht 2021.

  • E diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës;
  • Nga viti 2012, mban titullin Master në Financa dhe Kontabilitet Ndërkombëtarë;
  • Është e certifikuar si auditore e sektorit publik;
  • Anëtare e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKCAK) dhe the Chartered Institute of Public Finance and Accountancy (CIPFA).
  • E certifikuar si Vlerësuese e Pronës së Paluajtshme;
  • E certifikuar për Menaxhere të Sistemeve të Cilësisë nga Quality Austria.

Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e kontabilitetit, auditimit financiar, performancës, të teknologjisë informative, prokurimit, kontrollit buxhetor, administrim biznesi, të lidershipit dhe të menaxhimit. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe punëtori vendore  dhe ndërkombëtare.

Paralelisht me studimet në vitin 2000 ka qenë e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim “Riinvest” dhe në “KBS–USAID”. Pas përfundimit të studimeve  11 vite ka punuar në sektorin private si analiste financiare dhe këshilltare për  financa dhe kontabilitet.

Me tutje nga vitit 2007 filloi përvojën e saj në sektorin publik në ndërmarrjen publike “Hekurudhat e Kosovës” në pozitën e Shefes së kontabilitetit.

Ndërsa, nga viti 2010 është pjesë e  ZKA-së, vitin e parë ka qenë e sistemuar në pozitën e auditorit financiar, ndërsa nga viti 2011 ka mbajt pozitën e Drejtoreshës së departamentit të Auditimit. Nën menaxhimin e saj janë kryer auditime financiare, të performancës, të teknologjisë informative si dhe auditime për zbatimin e rekomandimeve. Vlen të theksohet se ka menaxhuar edhe auditime të projekteve të donatorëve dhe auditime të  përbashkëta të performancës me vendet e rajonit dhe shtetet e BE-së.

Znj. Gashi Morina, ka lindur në Prishtinë në vitin 1980, ku përveç gjuhës amtare, flet gjuhën angleze dhe serbe. Znj. Gashi Morina, është e martuar dhe ka dy fëmijë.