Kthehu mbrapa
ZKA_Portretet_002

Qerkin Morina

Qerkin  Morina është Ndihmës Auditor i Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, që nga viti 2011.

Në prill të vitit 2005 është rekrutuar në Zyrën Kombëtare të Auditimit, si njëri nga grupet e para të stafit auditues. Në tetor të vitit 2008  është zgjedhur Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, kurse që nga viti 2011 e deri më tani mban pozitën e lartcekur. Është pjesë e menaxhmentit të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi 11 vjet dhe është një nga kontribuuesit kryesor për zhvillimin dhe sukseset e organizatës.

Nga përvoja e përgjithshme e punës, për më shumë se 20 vjet Morina ka punuar në pozita menaxheriale në fushën e kontabilitetit e ekonomisë, financave dhe auditimit.

Prej vitit 1982 deri në 1985 ka qenë drejtor Financiar në Ndërmarrjen Ndërtimore Industriale “1 Maji” në Rahovec, kurse nga viti 1986 deri në gusht të vitit 1991 ka qenë drejtor për Ekonomi në administratën komunale të Komunës së Malishevës. Gjatë viteve 1998 deri në vitin 2003 ka punuar në një shkollë fillore dhe në Gjykatën për kundërvajtje në Malishevë, si punëtor administrate.

Studimet i ka mbaruar në vitin 1982 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dega Organizimi i Ndërmarrjeve. Pas kryerjes së trajnimeve profesionale, më 2005 ka marrë titullin Auditor i Certifikuar për Sektorin Privat, kurse më vonë ka mbaruar edhe trajnimet në skemën e sektorit publik, ku gjithashtu ka marrë titullin e Auditorit të Certifikuar për Sektor Publik.

Ka ndjekur edhe shumë trajnime tjera, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare. Prej gjuhëve të huaja, flet anglishten dhe gjuhën serbokroate, ndërsa ka njohuri fillestare edhe në gjuhën frënge.