Presidenti i Gjykatës së Auditimit të Sllovenisë, Tomaž Vesel, uron Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës Besnik Osmani
Z. Vesel, ka uruar z. Osmani, dhe i ka dëshiruar sukses në arritjen e synimeve të tij në detyrën e re. Ai ka shprehur përkushtimin e tij për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve dhe më gjerë në komunitetin ndërkombëtarë të auditorëve.
"Ka një numër të konsiderueshëm çështjesh për të cilat ne mund të shkëmbejmë opinionet, pikëpamjet dhe ekspertizën, në vazhdën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona respektive" është shprehur z. Vesel, në letrën e tij.
