Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/6/2016 2:30:50 PM

Ing. Karol Mitrik, President i Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Sllovakisë, uron Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka pranuar letër urimi nga z. Mitrik, President i Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Sllovakisë.

Në urimet e tij drejtuar z. Osmani, ai i ka dëshiruar sukses në përmbushjen e detyrave kaq të rëndësishme dhe specifike dhe ka shprehur interesimin e tij për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Dr. Arunas Dulkys, Auditor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Lituanisë uron Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës

Dr. Arunas Dulkys, Auditor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Lituanisë uron Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Dr. Arunas Dulkys, Auditor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Lituanisë.

Në urimin e tij, z. Dukys, fton z. Osmani, në bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes Institucioneve Supreme të Auditimit, në kuadër të Komitetit të Kontaktit të BE-së, ONISA dhe EUROSAI.

 

Lexo më shumë
Auditimi Paralel i Performancës II - Sistemet e Prokurimit Publik

Auditimi Paralel i Performancës II - Sistemet e Prokurimit Publik

Në datat 25 - 27 prill 2016, në Podgoricë të Malit të Zi, është mbajtur punëtoria e parë e Projektit të dytë të Auditimit Paralel të Performancës, i cili do të ketë për temë auditimi 'Prokurimin Publik'. Kjo punëtori shënon edhe fillimin e punëve për këtë projekt, dhe  i gjithë procesi i auditimit deri në finalizimin e raporteve do të mbështetet nga ekspert të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Ekipe të auditimit nga Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) të vendeve të rajonit si Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Serbia, do të jenë pjesëmarrës në këtë projekt.

Qëllimi i këtij auditimi paralel me pjesëmarrje aktive të vendeve të rajonit është shkëmbimi i përvojave dhe vlerësimi i gjendjes në aspekt regjional. Në këtë punëtori u vu baza për punët në këtë auditim, është diskutuar për temën e auditimit, mënyrën e qasjes së parastudimit, fokusi në problemin e auditimit si dhe kriteret e auditimit.

Nga, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në punimet e kësaj punëtorie morën pjesë, Fatlinda Ramosaj, Drejtor i Auditimit të Vlerës për Para në Prokurim, Arben Selimi, Udhëheqës e Ekipit dhe Donjetë Dreshaj, Auditore, si ekip i këtij auditimi paralel të performancës.

Punëtoria e radhës do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në qershor të këtij viti.

 

 

Lexo më shumë