Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/10/2016 1:33:06 PM

Auditimi Paralel i Performancës II - Sistemet e Prokurimit Publik

Në datat 25 - 27 prill 2016, në Podgoricë të Malit të Zi, është mbajtur punëtoria e parë e Projektit të dytë të Auditimit Paralel të Performancës, i cili do të ketë për temë auditimi 'Prokurimin Publik'. Kjo punëtori shënon edhe fillimin e punëve për këtë projekt, dhe  i gjithë procesi i auditimit deri në finalizimin e raporteve do të mbështetet nga ekspert të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Ekipe të auditimit nga Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) të vendeve të rajonit si Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Serbia, do të jenë pjesëmarrës në këtë projekt.

Qëllimi i këtij auditimi paralel me pjesëmarrje aktive të vendeve të rajonit është shkëmbimi i përvojave dhe vlerësimi i gjendjes në aspekt regjional. Në këtë punëtori u vu baza për punët në këtë auditim, është diskutuar për temën e auditimit, mënyrën e qasjes së parastudimit, fokusi në problemin e auditimit si dhe kriteret e auditimit.

Nga, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në punimet e kësaj punëtorie morën pjesë, Fatlinda Ramosaj, Drejtor i Auditimit të Vlerës për Para në Prokurim, Arben Selimi, Udhëheqës e Ekipit dhe Donjetë Dreshaj, Auditore, si ekip i këtij auditimi paralel të performancës.

Punëtoria e radhës do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në qershor të këtij viti.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ing. Karol Mitrik, President i Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Sllovakisë, uron Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës

Ing. Karol Mitrik, President i Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Sllovakisë, uron Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka pranuar letër urimi nga z. Mitrik, President i Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Sllovakisë.

Në urimet e tij drejtuar z. Osmani, ai i ka dëshiruar sukses në përmbushjen e detyrave kaq të rëndësishme dhe specifike dhe ka shprehur interesimin e tij për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm takon përfaqësues të Shoqatave Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve

Auditori i Përgjithshëm takon përfaqësues të Shoqatave Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në takime njoftuese, përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës dhe nga përfaqësues nga Institutit për Kontabilitet Auditim dhe Financa.

Gjatë këtyre takimeve, është nënvizuar rëndësia e një partneriteti të qëndrueshëm me theks të veçantë në krijimin e një vlere krahasuese në përmbushjen e detyrave në fushën e auditimit.

Z. Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka shprehur interesimin e tij në krijimin e një rrjeti të komunikimit në mes të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe shoqatave profesionale në auditim, organizatave të fushës nga shoqëria civile dhe mediat  me qëllim të rritjes së debatit për raportet e auditimit të  Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,  dhe që ato të jenë më të afërta dhe të kuptueshme për qytetarët e vendit.

 

Lexo më shumë