Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/2/2016 2:18:27 PM

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Artan Venhari kanë zhvilluar një vizitë pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, nga 25 deri më 26 maj 2016.

Gjatë kësaj vizite, e cila u zhvillua në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian, në përkrahje të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, janë realizuar takime me zyrtarë të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, ku është biseduar për rolin dhe rëndësinë e procesit të auditimit dhe mbështetjen që Auditori i Përgjithshëm i jep Parlamentit dhe Qeverisë në përmirësimin e menaxhimit të mirë dhe kontrollit në shpenzimin e parasë publike.

Gjatë takimeve me drejtuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, u shkëmbyen përvojat reciproke dhe nga të dyja palët u konfirmua edhe një herë interesimi për të vazhduar bashkëpunimin. Mikpritësit nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar shprehën gatishmërinë për të ofruar ekspertizën e tyre për nevojat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Londër, Auditori i Përgjithshëm ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, ku është pritur nga Ambasadori Lirim Graiçevci.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani u takua me Ministrin Hoti

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani u takua me Ministrin Hoti

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani priti sot në takim Ministrin e Financave Avdullah Hoti, me të cilin bisedoi për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, implementimin e aktiviteteve në kuadër të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që kanë të bëjnë me kontrollin financiar, Ligjin e ri për Zyrën Kombëtare të Auditimit si dhe për çështje të tjera të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, theksoi rëndësinë që ka reforma në menaxhimin e financave publike në përmirësimin e shpenzimit të parasë publike dhe rritjen e efikasitetit të qeverisjes dhe rikonfirmoi gatishmërinë dhe interesimin e Zyrës Kombëtare për Auditim për të ndihmuar në implementimin e suksesshëm të saj.

Z. Osmani e cilësoi një lajm të mirë aprovimin e Ligjit të ri për Zyrën Kombëtare të Auditimit (siç do të quhet sipas Ligjit të ri) nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, javën e kaluar dhe falënderoi Ministrin Hoti për përkrahjen në finalizimin e tij. Ai theksoi se "mirëpret rikonfirmimin ligjor për pavarësinë funksionale, financiare dhe operative të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe se tani po analizohet ndikimi praktik i Ligjit si dhe po bëhen përgatitjet për implementimin e plotë të tij, sapo të hyj në fuqi".

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani kërkoi nga Ministri Hoti përkrahjen e mëtejshme institucionale në mënyrë që Zyra Kombëtare e Auditimit të pajiset me resurset adekuate për përmbushjen e obligimeve ligjore, qoftë me rekrutimin e personelit të nevojshëm, krijimin e hapësirave adekuate për punë dhe përkrahjen buxhetore për projektet që e lehtësojnë funksionimin e Zyrës së Kombëtare të Auditimit.

Ministri Hoti e njoftoi z.Osmani me progresin në reformën e menaxhimit të financave publike dhe tha se mirëpret rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm në këtë proces të rëndësishëm. Ai rikonfimoi përkrahjen e Qeverisë, në veçanti të Ministrisë së Financave në funksion të forcimit të pavarësisë financiare të Zyrës së Kombëtare të Auditimit si dhe ritheksoi gatishmërinë e Qeverisë për implementimin e plotë të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.

 

Lexo më shumë
Kryeministri Mustafa takoi Auditorin e Përgjithshëm

Kryeministri Mustafa takoi Auditorin e Përgjithshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin ka biseduar lidhur me progresin në reformën e menaxhimit të financave publike si dhe aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane të auditimit në sektorin publik.

Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe siguroi se do të respektohet plotësisht pavarësia funksionale, financiare dhe operative e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Auditori i Përgjithshëm e ka informuar kryeministrin lidhur me përgatitjet për implementimin e ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm, bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të auditimit dhe planet afatmesme për zhvillimin e sektorit të auditimit në Kosovë. Ai, poashtu, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e një hapësire publike ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të mund të zhvillojë aktivitetin e vet.

 

 

Lajmi është huazuar nga uebfaqja e Zyrës së Kryeministrit, http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,5912

 

Lexo më shumë