Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/7/2016 12:02:16 PM

Kryeministri Mustafa takoi Auditorin e Përgjithshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin ka biseduar lidhur me progresin në reformën e menaxhimit të financave publike si dhe aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane të auditimit në sektorin publik.

Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe siguroi se do të respektohet plotësisht pavarësia funksionale, financiare dhe operative e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Auditori i Përgjithshëm e ka informuar kryeministrin lidhur me përgatitjet për implementimin e ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm, bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të auditimit dhe planet afatmesme për zhvillimin e sektorit të auditimit në Kosovë. Ai, poashtu, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e një hapësire publike ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të mund të zhvillojë aktivitetin e vet.

 

 

Lajmi është huazuar nga uebfaqja e Zyrës së Kryeministrit, http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,5912

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Artan Venhari kanë zhvilluar një vizitë pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, nga 25 deri më 26 maj 2016.

Gjatë kësaj vizite, e cila u zhvillua në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian, në përkrahje të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, janë realizuar takime me zyrtarë të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, ku është biseduar për rolin dhe rëndësinë e procesit të auditimit dhe mbështetjen që Auditori i Përgjithshëm i jep Parlamentit dhe Qeverisë në përmirësimin e menaxhimit të mirë dhe kontrollit në shpenzimin e parasë publike.

Gjatë takimeve me drejtuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, u shkëmbyen përvojat reciproke dhe nga të dyja palët u konfirmua edhe një herë interesimi për të vazhduar bashkëpunimin. Mikpritësit nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar shprehën gatishmërinë për të ofruar ekspertizën e tyre për nevojat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Londër, Auditori i Përgjithshëm ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, ku është pritur nga Ambasadori Lirim Graiçevci.

 

 

Lexo më shumë
Personeli i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhuruan gjak vullnetarisht

Personeli i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhuruan gjak vullnetarisht

Sot, në ambientet e punës, Auditori i Përgjithshëm dhe personeli i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, dhuruan gjak në mënyrë vullnetare. Aksioni për dhurimin e gjakut tashmë është bërë traditë dhe ky është viti i katërt që ky institucion organizon këtë aktivitet bamirës. Si edhe vitet e mëparshme, interesimi i stafit të ZAP që  të bëhen pjesë e këtij aktiviteti ishte i konsiderueshëm.

Ky organizim është bërë me përkujdesjen e Sindikatës së ZAP-it.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, si dhurues i gjakut, ka falënderuar stafin e ZAP për pjesëmarrje në këtë aksion humanitar dhe ka shprehur gatishmërin e tij që ky aktivitet të organizohet rregullisht edhe në të ardhmen. Ai poashtu ka falënderuar Drejtorin dhe ekipin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, për realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti dhe për mundësinë që ai të realizohej në ambientet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

 

Lexo më shumë