Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/3/2016 3:11:24 PM

Personeli i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhuruan gjak vullnetarisht

Sot, në ambientet e punës, Auditori i Përgjithshëm dhe personeli i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, dhuruan gjak në mënyrë vullnetare. Aksioni për dhurimin e gjakut tashmë është bërë traditë dhe ky është viti i katërt që ky institucion organizon këtë aktivitet bamirës. Si edhe vitet e mëparshme, interesimi i stafit të ZAP që  të bëhen pjesë e këtij aktiviteti ishte i konsiderueshëm.

Ky organizim është bërë me përkujdesjen e Sindikatës së ZAP-it.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, si dhurues i gjakut, ka falënderuar stafin e ZAP për pjesëmarrje në këtë aksion humanitar dhe ka shprehur gatishmërin e tij që ky aktivitet të organizohet rregullisht edhe në të ardhmen. Ai poashtu ka falënderuar Drejtorin dhe ekipin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, për realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti dhe për mundësinë që ai të realizohej në ambientet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryeministri Mustafa takoi Auditorin e Përgjithshëm

Kryeministri Mustafa takoi Auditorin e Përgjithshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin ka biseduar lidhur me progresin në reformën e menaxhimit të financave publike si dhe aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane të auditimit në sektorin publik.

Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe siguroi se do të respektohet plotësisht pavarësia funksionale, financiare dhe operative e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Auditori i Përgjithshëm e ka informuar kryeministrin lidhur me përgatitjet për implementimin e ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm, bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të auditimit dhe planet afatmesme për zhvillimin e sektorit të auditimit në Kosovë. Ai, poashtu, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e një hapësire publike ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të mund të zhvillojë aktivitetin e vet.

 

 

Lajmi është huazuar nga uebfaqja e Zyrës së Kryeministrit, http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,5912

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm ka prezantuar raportin vjetor financiar për vitin 2015 para Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm ka prezantuar raportin vjetor financiar për vitin 2015 para Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme, shqyrtoi Vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna në vlerë prej 4,000,000 euro, Raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, Raportin financiar vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, Raportin financiar vjetor i Zyrës Rregullative për Energji për vitin 2015, Raportin të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2016 dhe Kërkesat Buxhetore të Kuvendit sipas Qarkore Buxhetore 2017/01.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna në vlerë prej 4,000,000 euro, e prezantojë zv. ministri i financave z. Agim Krasniqi. Pas diskutimeve dhe sqarimeve, Komisioni përkrahu në parim vendimin e qeverisë, me konstatimin që ky vendim mund të ekzekutohet, vetëm pasi që të krijohet baza ligjore përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit që rregullon formulën e granteve.

Raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, e prezantoi Aduditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, të cilin pas diskutimeve dhe sqarimeve, Komisioni e përkrahu dhe rekomandoi për miratim në Kuvend.

Më pas Komisioni shqyrtoi Raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, qe e prezantoi kryesuesi i Bordit të RTK-së, z. Ismet Behxheti dhe Raportin vjetor financiar të Zyrës Rregull z. Krenar Bujupi, të njëjtat i përkrahu dhe i rekomandoi Kuvendit për miratim.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2016, të cilin e përkrahu dhe i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit për miratim. Komisioni i tumiri edhe kërkesat buxhetore të Kuvendit sipas Qarkores Buxhetore 2017/01 dhe ia rekomandoi Kryesisë për miratim dhe të njëjtat t'ia dërgojë Ministrisë së Financave që t'i përfshijë në linjat buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2017-2019, sipas qarkores buxhetore 2017/01.

 

Lajmi është huazuar nga uebfaqja e Kuvendit të Kosovës, http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,128,7996

 

Lexo më shumë