Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/28/2016 3:01:45 PM

Auditori i Përgjithshëm hapi punimet e punëtorisë rajonale: "Auditimi paralel i performancës në fushën e prokurimit publik"

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, hapi sot punimet e punëtorisë rajonale: "Auditimi paralel i performancës në fushën e prokurimit publik", që po mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe do të zhvilloj punimet nga sot deri më 30 qershor 2016. Ky organizim ka për qëllim koordinimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të punëve lidhur me auditimin paralel të performancës në fushën e prokurimit publik".

Auditori i Përgjithshëm u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve nga vendet e rajonit dhe shprehu kënaqësinë që Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës është nikoqire e këtij aktiviteti. Ai me këtë rast ka theksuar se organizimi i kësaj punëtorie është një mundësi reale për të thelluar më tej bashkëpunimin regjional, për të përmirësuar cilësinë e auditimit në funksion të rritjes së llogaridhënies së zyrtarëve publik dhe për të përmirësuar qeverisjen në vendet tona.

Përvojat e përbashkëta në fushën e prokurimit, paraqesin një mundësi të shkëlqyeshme për të avancuar auditimet tona dhe për të forcuar besimin në përdorimin e fondeve publike.

Ekipe të auditimit nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Turqia dhe Kosova janë pjesëmarrës në këtë aktivitet, ndërsa i gjithë procesi i auditimit për këtë projekt deri në finalizimin e raporteve do të mbështetet nga ekspertë të Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti në vizitë bilaterale Presidentin e Senatit të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti në vizitë bilaterale Presidentin e Senatit të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur sot në vizitë bilaterale, z. Milan Dabovic, President i Senatit dhe bashkëpunëtorët e tij, z. Nikola Kovaçeviç, anëtar i Senatit dhe znj. Marija Zugic, udhëheqëse e Divizionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të  Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi.

Z. Osmani, i ka njoftuar mysafirët për mandatin dhe aktivitetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në funksion të rritjes së efikasitetit të administratës publike, menaxhimit të mirë dhe kontrollit në shpenzimin e parasë publike. Ai po ashtu i ka njoftuar mysafirët nga Mali i Zi për përkrahjen institucionale dhe raportet me Parlamentin dhe Qeverinë si partnerët kryesorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat me qëllim të rritjes së llogaridhënies në administratën publike të Kosovës.

Z. Osmani ka shprehur interesimin e tij për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e përvojave me institucionin e auditimit të Malit të Zi si dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet simotra të vendeve fqinje.

Presidenti i Senatit të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi, z. Milan Dabovic uroi z.Osmani për detyrën e re si Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi interesimin e tij për të vazhduar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Zyren Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai shprehu bindjen që të dy institucionet mund të mësojnë shumë nga përvojat reciproke dhe ofroi mbështetjen e plotë të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi për shkëmbime institucionale.

Me theks të veçantë janë diskutuar modalitetet e përkrahjes së Kosovës për pjesëmarrje dhe anëtarësim në strukturat e INTOSAI dhe EUROSAI.

 

Lexo më shumë
Lumezi e Osmani thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit

Lumezi e Osmani thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për Raportet e Auditimit të Pasqyrave Financiare të cilat kanë përfunduar dhe janë publikuar për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, si dhe kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit  mes institucioneve që ata udhëheqin.

Po ashtu, ata i inkurajojnë dhe i thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit që të bashkëpunojnë me Zyrën Kombëtare të Auditimit për implementimin e rekomandimeve si dhe me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, lidhur me rastet ku ka dyshime të arsyeshme se është kryer ndonjë vepër penale.

 

 

Lajmi është huazuar nga uebfaqja e Prokurorit të Shtetit, http://www.psh-ks.net/?page=1,8,973

 

Lexo më shumë