Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/18/2016 10:00:12 PM

Auditori i Përgjithshëm ka Pritur në takim z. Murati, Ministrër i Diasporës

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka pritur sot në takim Ministrin e Diasporës, Valon Murati.

Gjatë këtij takimi është biseduar për raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2015, çështjet e ngritura në raport dhe rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm.

Z. Osmani është njoftuar nga Ministri Murati, për përgatitjen e planit të veprimit nga Ministria e Diasporës për të adresuar të gjeturat e prezantuara në raport dhe implementimin e rekomandimeve të dhëna.

Z. Murati ka  vlerësuar auditimin si një mekanizëm të rëndësishëm në avancimin e menaxhimit të mirë dhe kontrollit në Ministrinë e Diasporës.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti në vizitë pune delegacionin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti në vizitë pune delegacionin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani ka pritur sot në vizitë pune Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj me bashkëpunëtorë.

Z. Osmani i ka njoftuar mysafirët nga Shqipëria lidhur me aktivitetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në funksion të rritjes së efikasitetit të administratës publike, menaxhimit të mirë dhe kontrollit në shpenzimin e parasë publike. Ai po ashtu ka njoftuar mysafirët për partneritetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit me Kuvendin dhe Qeverinë si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat me qëllim të rritjes së llogaridhënies në administratën publike të Kosovës. Ai shtoi se është i interesuar që këtë partneritet ta ngris në një nivel edhe më të lartë, përfshirë edhe institucionet akademike në mënyrë që puna e auditorëve të jetë sa më profesionale.

Z. Osmani, ka shprehur zotimin e tij institucional për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit, përmes zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushën e auditimit dhe implementimit të programeve për zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Ai ka falënderuar drejtuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë për përkrahjen e vazhdueshme për Zyren e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës dhe ka shprehur bindjen që një përkrahje e tillë nuk do të mungojë edhe për anëtarësimin e institucionit të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar të auditimit: INTOSAI dhe EUROSAI.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj ka uruar z. Osmani për detyrën e re si Auditor i Përgjithshëm i Kosovës duke i dëshiruar punë të mbarë në arritjen e rezultateve të synuara në përmbushjen e mandatit që i ka besuar Kuvendi i Kosovës. Z. Leskaj, ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për mundësitë reale të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të ndihmuar Qeverinë dhe organizatat e audituara në menaxhimin e mirë të parasë publike.

Krerët e të dyja institucioneve u pajtuan se jo vetëm auditimi por edhe ofrimi i këshillave për organizatat e audituara është një mekanizëm i rëndësishëm në rritjen e efikasitetit në adresimin e rekomandimeve që dalin nga Institucionet Supreme të Auditimit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të hartohet një kalendar i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave reciproke.

 

 

Lexo më shumë
Organizatat Buxhetore që nuk kanë dorëzuar planin e veprimit për implementimin e rekomandimeve

Organizatat Buxhetore që nuk kanë dorëzuar planin e veprimit për implementimin e rekomandimeve

Në pajtim me  Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, 05/L-055, neni 23, paragrafi 5,  organizatat buxhetore të audituara kanë obligim që t'i dorëzojnë Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit se si do t'i adresojnë rekomandimet e dhëna në raportin e auditimit.

Organizatat që kanë dështuar të përmbushin obligimin ligjor dhe nuk kanë dorëzuar planet e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2015, janë:

1. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik;

2. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina";

3. Komuna e Dragashit;

4. Komuna e Parteshit;

5. Komuna e Mitrovicës Veriore;

6. Komuna e Zveçanit;

7. Komuna e Zubin Potokut; dhe

8. Komuna e Leposaviçit.

 

 

Lexo më shumë