Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/9/2016 3:21:34 PM

Presidenti Thaçi: Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të vendit, Besnik Osmanin, i cili ia dorëzoi kreut të vendit raportin vjetor për vitin 2015.

"E mirëpres raportin dhe të gjeturat e tij. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet", ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, është shprehur se ky institucion ka evidentuar përmirësime, porse mbeten ende edhe disa probleme.

Duke iu referuar punës së auditorëve, presidenti Thaçi theksoi se duhet të ruhet dhe të afirmohet sa më shumë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

 

Lajmi është huazuar nga uebfaqja e Presidentit të Republikës së Kosovës: http://bit.ly/2bXv9hH

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i ka dorëzuar  Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i ka dorëzuar Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i ka dorëzuar Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit.

Organizatat buxhetore që ende nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor dhe nuk kanë dorëzuar planet e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2015, janë:

1. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"; dhe

2. Komuna e Dragashit.

Ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, 05/L-055, obligon organizatat buxhetore të audituara, që t'i dorëzojnë Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit se si do t'i adresojnë rekomandimet e dhëna në raportin e auditimit.

 

 

Lexo më shumë
Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit

Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit

Z. Qerkin Morina dhe z. Imri Semetishti, përfaqësues të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, morën pjesë në punimet e tryezës së rrumbullakët me temën "Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit", të mbajtur me 8 shtator 2016, në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga vendet e rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Mali i Zi, Serbia, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina si dhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të pavarësisë institucionale të Institucioneve Supreme të Auditimit sipas rregullimit kushtetues dhe ligjor të vendeve pjesëmarrëse, si dhe zgjidhjet ligjore për kryerjen e auditimeve të rregullta vjetore, veçanërisht për auditimin e subjekteve politike.

Kjo tryezë pune është organizuar nga Institucioni Suprem i Auditimit të Bosnje dhe Hercegovinës, me mbështetje nga SIGMA, në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të ISA-ve të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE.

 

 

Lexo më shumë