Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/20/2016 2:25:09 PM

Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit

Z. Qerkin Morina dhe z. Imri Semetishti, përfaqësues të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, morën pjesë në punimet e tryezës së rrumbullakët me temën "Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit", të mbajtur me 8 shtator 2016, në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga vendet e rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Mali i Zi, Serbia, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina si dhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të pavarësisë institucionale të Institucioneve Supreme të Auditimit sipas rregullimit kushtetues dhe ligjor të vendeve pjesëmarrëse, si dhe zgjidhjet ligjore për kryerjen e auditimeve të rregullta vjetore, veçanërisht për auditimin e subjekteve politike.

Kjo tryezë pune është organizuar nga Institucioni Suprem i Auditimit të Bosnje dhe Hercegovinës, me mbështetje nga SIGMA, në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të ISA-ve të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Presidenti Thaçi: Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet

Presidenti Thaçi: Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të vendit, Besnik Osmanin, i cili ia dorëzoi kreut të vendit raportin vjetor për vitin 2015.

"E mirëpres raportin dhe të gjeturat e tij. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet", ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, është shprehur se ky institucion ka evidentuar përmirësime, porse mbeten ende edhe disa probleme.

Duke iu referuar punës së auditorëve, presidenti Thaçi theksoi se duhet të ruhet dhe të afirmohet sa më shumë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

 

Lajmi është huazuar nga uebfaqja e Presidentit të Republikës së Kosovës: http://bit.ly/2bXv9hH

 

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm ka prezantuar Raportin e Performancës para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike

Auditori i Përgjithshëm ka prezantuar Raportin e Performancës para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike

Z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, ka prezantuar para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raportin e  Performancës së Auditorit të Përgjithshëm dhe pasqyrave vjetore financiare për vitin 2015,  të audituara nga Grant Thornton, kompani e angazhuar nga Kuvendi.

Ky raport përmban informata për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2015. Z. Osmani ka njoftuar Komisionin se gjatë kësaj kohe janë kryer gjithsej 109 auditime, prej të cilave 91 auditime të rregullsisë për të gjitha organizatat buxhetore dhe 18 auditime të performancës dhe fondeve të donatorëve. Në total janë dhënë 1033 rekomandime prej të cilave 336 apo 32% janë implementuar, 304 apo 29% janë në proces të adresimit ndërsa 393 apo 37% nuk janë adresuar fare.

Auditori i Përgjithshëm, para anëtarëve të Komisionit ka ngritur shqetësimin e tij, për rekomandimet që nuk po adresohen nga organizatat buxhetore. Ai ka kërkuar nga deputetët që bashkërisht të punohet në gjetjen e modaliteteve për krijimin e mekanizmave detyrues, në mënyrë që numri i rekomandimeve të pa-adresuara të bie dhe njëkohësisht të rritet performanca në administratë publike.

Pas një diskutimi thelbësor raporti është miratuar si i tillë nga anëtarët e komisionit, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për Zyrën Kombëtare të Auditimit.

 

 

Lexo më shumë