Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/22/2016 10:02:02 AM

Auditori i Përgjithshëm ka prezantuar Raportin e Performancës para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike

Z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, ka prezantuar para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raportin e  Performancës së Auditorit të Përgjithshëm dhe pasqyrave vjetore financiare për vitin 2015,  të audituara nga Grant Thornton, kompani e angazhuar nga Kuvendi.

Ky raport përmban informata për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2015. Z. Osmani ka njoftuar Komisionin se gjatë kësaj kohe janë kryer gjithsej 109 auditime, prej të cilave 91 auditime të rregullsisë për të gjitha organizatat buxhetore dhe 18 auditime të performancës dhe fondeve të donatorëve. Në total janë dhënë 1033 rekomandime prej të cilave 336 apo 32% janë implementuar, 304 apo 29% janë në proces të adresimit ndërsa 393 apo 37% nuk janë adresuar fare.

Auditori i Përgjithshëm, para anëtarëve të Komisionit ka ngritur shqetësimin e tij, për rekomandimet që nuk po adresohen nga organizatat buxhetore. Ai ka kërkuar nga deputetët që bashkërisht të punohet në gjetjen e modaliteteve për krijimin e mekanizmave detyrues, në mënyrë që numri i rekomandimeve të pa-adresuara të bie dhe njëkohësisht të rritet performanca në administratë publike.

Pas një diskutimi thelbësor raporti është miratuar si i tillë nga anëtarët e komisionit, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për Zyrën Kombëtare të Auditimit.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit

Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit

Z. Qerkin Morina dhe z. Imri Semetishti, përfaqësues të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, morën pjesë në punimet e tryezës së rrumbullakët me temën "Pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit", të mbajtur me 8 shtator 2016, në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga vendet e rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Mali i Zi, Serbia, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina si dhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të pavarësisë institucionale të Institucioneve Supreme të Auditimit sipas rregullimit kushtetues dhe ligjor të vendeve pjesëmarrëse, si dhe zgjidhjet ligjore për kryerjen e auditimeve të rregullta vjetore, veçanërisht për auditimin e subjekteve politike.

Kjo tryezë pune është organizuar nga Institucioni Suprem i Auditimit të Bosnje dhe Hercegovinës, me mbështetje nga SIGMA, në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të ISA-ve të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE.

 

 

Lexo më shumë
Takimi Vjetor i Grupit Punues të EUROSAI për Auditime të Mjedisit

Takimi Vjetor i Grupit Punues të EUROSAI për Auditime të Mjedisit

Në Shkup nën organizimin e Institucionit Suprem të Auditimit të Maqedonisë është duke u mbajtur Takimi i 14-të vjetor i Grupit Punues të EUROSAI. Paralelisht po mbahet edhe seminari tre ditor për auditimin e mjedisit.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, po merr pjesë në këtë ngjarje si pjesë e panelit diskutues së bashku me Presidentët e Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të Rajonit dhe më gjerë.

Temë e diskutimuit është kontrolli i zhvillimit të qëndrueshëm që përfshin aspektin ekonomik, social dhe mjedisor, Presidentët e Institucioneve Supreme të Auditimit dhe ekspertë ndërkombëtarë po prezantojnë konceptin e tyre të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në këtë fushë.

Z. Osmani, ka shpjeguar qasjen, mundësitë dhe sfidat në auditimet nga fusha e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit në Republikën e Kosovës dhe krijimin e mekanizmave të kontrollit për arritjen e qëllimeve të përcaktuara me strategjitë qeverisëse dhe planet e veprimit.

Gjatë qëndrimit në Shkup, z. Osmani ka takuar dhe biseduar për bashkëpunimin reciprok Auditorët e Përgjithshëm tëISA-ve të Sllovenisë, Estonisë, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe shumë ekspertë të fushës, me të cilët ka shkëmbyer përvojat e auditimit me qëllim të respektimit të standardeve ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe kontabilitetit.

Takimi i 14-të Vjetor i Grupit Punues të EUROSAI për Auditime të Mjedisit, do t'i zhvillojë punimet nga data 27 deri me 29 shtator 2016, me moton "Le të auditojmë gjelbër", ku në fokus të diskutimit do të jenë instrumentet e tregut të bazuar për mbrojtjen e mjedisit dhe Standardet Ndërkombëtare të auditimit të mjedisit.

Nga Zyra Kombëtare e Auditimit në këtë takim do të marrin pjesë Vlora Spanca, Ndihmës Auditore e Përgjithshme dhe Labinot Sadiku, Auditor i Performancës.

 

 

Lexo më shumë