Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/19/2016 11:29:33 AM

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani priti në takim z. Shkëmb Manaj, Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani,  priti në takim pune, Kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Shkëmb Manaj.

Në takim u diskutua rreth mandatit të të dyja institucioneve dhe rolit të tyre në funksion të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në administratë publike.

Z. Osmani dhe z. Manaj u pajtuan që t'i harmonizojnë aktivitetet me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të kompetencave të përcaktuara ligjore.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i AKK-së Shaip Havolli priti sot në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

Drejtori i AKK-së Shaip Havolli priti sot në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, ka pritur sot në takim  Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës z.  Besnik Osmani. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në kuadër të kompetencave ligjore përkatëse.

Krerët e të dy institucioneve u pajtuan se në përpjekjen e përbashkët për të rritur transparencën dhe llogaridhënien dhe për të përmirësuar qeverisjen në administratën publike, nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë në mes të Zyres Kombëtare të Auditimit dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Auditori i përgjithshëm, z. Besnik Osmani duke i uruar detyrën e re z.Havolli, shprehu interesimin e tij për të vendosur një komunikim të rregullt me Agjencinë Kundër Korrupsionit në mënyrë që të bashkërëndohen aktivitetet për rritjen e efikasitetit në implementimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e Auditorit të Përgjithshëm për organizatat buxhetore.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Zyren e Auditorit të Përgjithshëm, me fokus në shfrytëzimin e raporteve të Zyres Kombëtare të Auditimit, si burim i besueshëm i informatave, me qëllim të trajtimit të rasteve të natyrës administrative.

 

 

Lexo më shumë
Vitor Caldeira, falënderon Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për bashkëpunimin

Vitor Caldeira, falënderon Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për bashkëpunimin

Z. Vitor Caldeira,  ka përfunduar mandatin e tij si President i Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Auditori i Përgjithshëm ka pranuar një letër nga z. Caldeira, me ç'rast e ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, gjatë kohës së tij si President i Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Z. Caldeira  ka shërbyer si President i Gjykatës Evropiane të Auditorëve për 8 vite ndërsa 16 vite ishte anëtarë i saj. Për gjithë këto vite, kontributi i tij dhe institucionit që ka drejtuar është vlerësuar lart duke rezultuar në ruajtjen e parasë publike në dobi të qytetarëve, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

Nga data 1 tetor 2016, z. Caldeira është emëruar President i Institucionit Suprem të Auditimit - Tribunal de Contas të Portugalisë. Në letrën e tij, ka shprehur dëshirën për të punuar së bashku edhe në të ardhmen në rolin e tij të ri si President i Tribunal de Contas.

 

 

Lexo më shumë