Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/21/2016 1:42:59 PM

Vitor Caldeira, falënderon Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për bashkëpunimin

Z. Vitor Caldeira,  ka përfunduar mandatin e tij si President i Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Auditori i Përgjithshëm ka pranuar një letër nga z. Caldeira, me ç'rast e ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, gjatë kohës së tij si President i Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Z. Caldeira  ka shërbyer si President i Gjykatës Evropiane të Auditorëve për 8 vite ndërsa 16 vite ishte anëtarë i saj. Për gjithë këto vite, kontributi i tij dhe institucionit që ka drejtuar është vlerësuar lart duke rezultuar në ruajtjen e parasë publike në dobi të qytetarëve, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

Nga data 1 tetor 2016, z. Caldeira është emëruar President i Institucionit Suprem të Auditimit - Tribunal de Contas të Portugalisë. Në letrën e tij, ka shprehur dëshirën për të punuar së bashku edhe në të ardhmen në rolin e tij të ri si President i Tribunal de Contas.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani priti në takim z. Shkëmb Manaj, Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani priti në takim z. Shkëmb Manaj, Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani,  priti në takim pune, Kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Shkëmb Manaj.

Në takim u diskutua rreth mandatit të të dyja institucioneve dhe rolit të tyre në funksion të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në administratë publike.

Z. Osmani dhe z. Manaj u pajtuan që t'i harmonizojnë aktivitetet me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të kompetencave të përcaktuara ligjore.

 

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët Vlora Mehmeti dhe Ilir Salihu kanë zhvilluar një vizitë pune në selinë kryesore të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë, në Stokholm.

Gjatë kësaj vizite, e cila u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe të Kosovës, Auditori i Përgjithshëm, Z Osmani ka takuar Auditoren e Përgjithshme të Suedisë znj. Margareta Åberg, Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm z.Magnus Lindell dhe zyrtarë të tjerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy institucioneve.

Z. Osmani e ka njoftuar homologen e tij me aktivitetet aktuale dhe orientimet strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ai e ka falënderuar znj. Åberg për përkrahjen që ka ofruar institucioni suprem i auditimit suedez për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes si në aspektin bilateral, ashtu edhe në atë regjional e ndërkombëtar me qëllim që institucioni më i lartë i auditimit në Kosovë të bëhet pjesë aktive e zhvillimeve në fushën e auditimit.

Drejtuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë shprehën gatishmërinë për të ofruar ekspertizën e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës si në sferën e auditimeve të rregullsisë ashtu edhe në atë të performancës. Në këtë kuadër palët u pajtuan që marrëveshja aktuale e bashkëpunimit të zgjerohet dhe të konkretizohet me një plan të aktiviteteve.

Gjatë vizitës zyrtare në Suedi, Auditori i Përgjithshëm,  z. Osmani vizitoi edhe Parlamentin suedez ku u prit nga z. Göran Pettersson zëvendës-kryesues i Këshillit Parlamentar për Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe anëtar i Komitetit për Çështje të Jashtme dhe z. Mikael Åsell, kryesues i Sekretariatit të Komitetit për Financa.

 

 

Lexo më shumë