Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/1/2016 4:01:53 PM

Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Konferencën për rolin e Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies

Me 28 tetor 2016, u mbajt Konferenca "Rritja e transparencës nëpërmjet promovimit të rolit të Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies", organizuar nga Instituti KAF dhe financuar nga organizata Balkan Trust for Democracy. Në këtë Konferencë u bë publikimi dhe diskutimi i Raportit me të njëjtin titull dhe u shpalosën të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet lidhur me gjendjen aktuale të auditimit të brendshëm dhe rolin e tyre në përmirësimin e llogaridhënies publike.

Bujar Sejdiu, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit ka marrë pjesë në Konferencë dhe ka qenë pjesë panelit diskutues. Në fjalën e tij, Z. Sejdiu ka potencuar rëndësinë që auditimi i brendshëm ka në menaxhimin financiar dhe kontrollin që zbatohet në institucionet publike. Ai po ashtu ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyres Kombëtare të Auditimit në këtë aspekt si një prej hallkave kyçe në forcimin  e llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në përgjithësi.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Konferenca Rajonale: Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura, roli i Parlamentit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Konferenca Rajonale: Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura, roli i Parlamentit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, dhe Zv. Auditori i Përgjithshëm, Artan Venhari, po marrin pjesë në punimet e Konferencës Rajonale me temë, "Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura: Roli i Parlamentit në Rajonin e Ballkanit Përendimor", të organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Konferenca ka për qëllim trajtimin e pavarësisë financiare dhe funksionale të Institucioneve të Pavarura, mbikëqyrjen parlamentare si dhe sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal.

Z. Osmani në kuadër të panelit për sesionin e dytë të konferencës ku është trajtuar tema e pavarësisë financiare dhe veprimtarisë së Institucioneve të Pavarura, ka folur për rregullimin kushtetues e ligjor, të Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, me theks të veçantë mbi pavarësinë institucionale në kryerjen dhe ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave, në përmbushje të mandatit.

Përveç kësaj, Auditori i Përgjithshëm, ka trajtuar edhe përgjegjësinë për llogaridhënie të Institucioneve të Pavarura, para Kuvendit, lidhur me aktivitetin e tyre dhe mënyrën se si e kanë menaxhuar buxhetin.

Konferenca vazhdon punimet sot dhe nesër, ndërsa pjesëmarrës janë përfaqësues të Parlamenteve, përfaqësues të Institucioneve të Pavarura dhe të shoqërisë civile nga Kosova dhe vendet tjera të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnje dhe Hercegovina.

 

 

Lexo më shumë
Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Punëtorinë "Përvojat Evropiane në luftimin e korrupcionit në prokurimin publik"

Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Punëtorinë "Përvojat Evropiane në luftimin e korrupcionit në prokurimin publik"

Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Zukë Zuka mori pjesë në  punëtorinë dy ditore që u mbajt në Durrës më 29 dhe 30 tetor 2016.

Qëllimi i kësaj punëtorie, të organizuar nga KDI, ishte "Përvojat e Evropiane mbi Luftimin e  Korrupsionit në Prokurimin Publik".

Gjatë kësaj punëtorie u shpalosën praktika nga perspektiva lokale e ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë në fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e përpjekjeve për avokim më të fuqishëm, në mënyrë që ndikimi dhe efektet në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit të jenë sa më të dukshme. Gjatë diskutimeve të ndryshme, rëndësi të veçantë iu dha raporteve të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit,  të cilat u vlerësuan lartë në këtë drejtim.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të  institucioneve shtetërore, deputetë të Kuvendit të Kosovës, shoqëria civile dhe gazetarë të mediave të ndryshme vendore, si dhe znj. Cornelia Abel dhe z. Gabriel Sipos nga Transparency International.

 

 

Lexo më shumë