Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/3/2016 3:13:24 PM

Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Punëtorinë "Përvojat Evropiane në luftimin e korrupcionit në prokurimin publik"

Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Zukë Zuka mori pjesë në  punëtorinë dy ditore që u mbajt në Durrës më 29 dhe 30 tetor 2016.

Qëllimi i kësaj punëtorie, të organizuar nga KDI, ishte "Përvojat e Evropiane mbi Luftimin e  Korrupsionit në Prokurimin Publik".

Gjatë kësaj punëtorie u shpalosën praktika nga perspektiva lokale e ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë në fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e përpjekjeve për avokim më të fuqishëm, në mënyrë që ndikimi dhe efektet në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit të jenë sa më të dukshme. Gjatë diskutimeve të ndryshme, rëndësi të veçantë iu dha raporteve të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit,  të cilat u vlerësuan lartë në këtë drejtim.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të  institucioneve shtetërore, deputetë të Kuvendit të Kosovës, shoqëria civile dhe gazetarë të mediave të ndryshme vendore, si dhe znj. Cornelia Abel dhe z. Gabriel Sipos nga Transparency International.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Konferencën për rolin e Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies

Përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Konferencën për rolin e Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies

Me 28 tetor 2016, u mbajt Konferenca "Rritja e transparencës nëpërmjet promovimit të rolit të Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies", organizuar nga Instituti KAF dhe financuar nga organizata Balkan Trust for Democracy. Në këtë Konferencë u bë publikimi dhe diskutimi i Raportit me të njëjtin titull dhe u shpalosën të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet lidhur me gjendjen aktuale të auditimit të brendshëm dhe rolin e tyre në përmirësimin e llogaridhënies publike.

Bujar Sejdiu, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit ka marrë pjesë në Konferencë dhe ka qenë pjesë panelit diskutues. Në fjalën e tij, Z. Sejdiu ka potencuar rëndësinë që auditimi i brendshëm ka në menaxhimin financiar dhe kontrollin që zbatohet në institucionet publike. Ai po ashtu ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyres Kombëtare të Auditimit në këtë aspekt si një prej hallkave kyçe në forcimin  e llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në përgjithësi.

 

 

Lexo më shumë
Konferenca Rajonale "Zhvillimi i marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve"

Konferenca Rajonale "Zhvillimi i marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve"

Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, mori pjesë në punimet e Konferencës Rajonale për zhvillimin e marrëdhënieve efektive të punës së mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve, e cila u mbajt në Ankara, në datat 8 -9 nëntor 2016.

Konferenca ka zhvilluar punimet e veta në tri panele. Pjesëmarrësit kanë diskutuar për standardet ndërkombëtare të auditimit, faktorët kontekstual, si dhe karakteristikat dhe praktikat në të gjithë Evropën, duke nxjerr në pah çështjet kryesore të marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve.

Z. Osmani, ka prezantuar marrëdhëniet e bashkëpunimit që Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka me Parlamentin, në kuadër të diskutimit në panelin e parë. Në fjalën e tij,  ka ngritur nevojën e zhvillimit të mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi përmes arritjes së një memorandumi të bashkëpunimit dhe komunikimit të ZKA-së me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nevojën që raportet e auditimit përveç shqyrtimit në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike të shqyrtohen edhe në komisionet tjera funksionale të kuvendit me qëllim të rritjes së implementimit të rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Përgjithshëm. Po ashtu shumë të rëndësishme e ka parë edhe gjetjen e modaliteteve për shqyrtimin e raporteve të auditimit për komunat në Asambletë Komunale dhe rritjen e nivelit të debatit për këto raporte.

Institucionet Supreme të Auditimit të 33 shteteve anëtare të BE-së dhe vendet e zgjerimit, kanë kontribuar në ofrimin e të dhënave për praktikat e zbatuara nga shtetet e tyre në marrëdhëniet e bashkëpunimit ISA me Parlamentin. Bazuar në këtë ekspertë nga SIGMA, kanë hartuar dokumentin udhëzues  "Zhvillimi i marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve" i cili do të shërbejë Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve, në zhvillimin dhe forcimin e rolit të tyre si dy institucionet më të rëndësishme për ta mbajtur llogaridhënëse Qeverinë në përdorimin e fondeve publike.

Konferenca është organizuar nga SIGMA ndërsa nikoqir ishin Gjykata Turke e Llogarive. Në konferencë morën pjesë Auditorët e Përgjithshëm/Presidentët e  Institucioneve Supreme të Auditimit dhe  deputetë të Parlamenteve të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Turqia. Përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, përfaqësues të ISA-ve nga vendet e BE-së, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të Komisionit Evropian si dhe ekspertë nga SIGMA dhe OECD.

Auditori i Përgjithshëm në këtë konferencë ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët Qëndresa Mulaj dhe Valbon Bytyqi, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

 

Lexo më shumë