Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/15/2016 2:12:39 PM

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, sot ka pritur në takim njoftues, znj, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë njëkohësisht Përfaqësuese e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ku për së afërmi është njofuar lidhur me punën, rezultatet dhe planet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të përmbushur obligimet kushtetuese dhe standartet ndërkomëbatre të auditimit dhe kontabilitetit.

Me këtë rast, z. Osmani i ka uruar asaj marrjen e postit dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin që Zyra e BE-së në Kosovë ka luajtur në themelimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në mënyrë që Zyra të ofrojë auditime të bazuara dhe me integritet të lartë.

Znj. Apostolova, nga ana e saj ka shprehur gatishmërinë që Zyra e BE-së në Kosovë të vazhdojë mbështetjen për Zyrën Kombëtare të Auditimit në zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve dhe rrugën e vet drejt integrimit dhe anëtarësimit në organizatat profesionale të Auditimit si ONISA dhe EUROSAI. Në vazhdim ka nënvizuar rëndësinë që ka Parlamenti dhe Auditori i Përgjithshëm për të mbajtur në llogari Qeverinë për përdorimin e fondeve publike.

Bashkbiseduesit janë pajtuar për rëndësinë e aktivitetit auditues për të siguruar kontrolle efikase jo vetëm duke raportuar se cka ka ndodhur por edhe duke identifikuar se ku mund të bëhen përmisimet dhe duke promovuar praktikat e mira.

Po ashtu theks i veçantë gjatë bisedimit u vu në forcimin e mekanizmave mbikëqyrës  në kontekst të ndikimit tek organizatat buxhetore në implementimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe rritjen e performancës në administratë publike, duke siguruar kështu shërbime të mira publike për qytetarët dhe njëkohësisht përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimeve evropiane.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Konferenca Rajonale "Zhvillimi i marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve"

Konferenca Rajonale "Zhvillimi i marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve"

Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, mori pjesë në punimet e Konferencës Rajonale për zhvillimin e marrëdhënieve efektive të punës së mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve, e cila u mbajt në Ankara, në datat 8 -9 nëntor 2016.

Konferenca ka zhvilluar punimet e veta në tri panele. Pjesëmarrësit kanë diskutuar për standardet ndërkombëtare të auditimit, faktorët kontekstual, si dhe karakteristikat dhe praktikat në të gjithë Evropën, duke nxjerr në pah çështjet kryesore të marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve.

Z. Osmani, ka prezantuar marrëdhëniet e bashkëpunimit që Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka me Parlamentin, në kuadër të diskutimit në panelin e parë. Në fjalën e tij,  ka ngritur nevojën e zhvillimit të mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi përmes arritjes së një memorandumi të bashkëpunimit dhe komunikimit të ZKA-së me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nevojën që raportet e auditimit përveç shqyrtimit në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike të shqyrtohen edhe në komisionet tjera funksionale të kuvendit me qëllim të rritjes së implementimit të rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Përgjithshëm. Po ashtu shumë të rëndësishme e ka parë edhe gjetjen e modaliteteve për shqyrtimin e raporteve të auditimit për komunat në Asambletë Komunale dhe rritjen e nivelit të debatit për këto raporte.

Institucionet Supreme të Auditimit të 33 shteteve anëtare të BE-së dhe vendet e zgjerimit, kanë kontribuar në ofrimin e të dhënave për praktikat e zbatuara nga shtetet e tyre në marrëdhëniet e bashkëpunimit ISA me Parlamentin. Bazuar në këtë ekspertë nga SIGMA, kanë hartuar dokumentin udhëzues  "Zhvillimi i marrëdhënieve efektive të punës në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve" i cili do të shërbejë Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve, në zhvillimin dhe forcimin e rolit të tyre si dy institucionet më të rëndësishme për ta mbajtur llogaridhënëse Qeverinë në përdorimin e fondeve publike.

Konferenca është organizuar nga SIGMA ndërsa nikoqir ishin Gjykata Turke e Llogarive. Në konferencë morën pjesë Auditorët e Përgjithshëm/Presidentët e  Institucioneve Supreme të Auditimit dhe  deputetë të Parlamenteve të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Turqia. Përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, përfaqësues të ISA-ve nga vendet e BE-së, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të Komisionit Evropian si dhe ekspertë nga SIGMA dhe OECD.

Auditori i Përgjithshëm në këtë konferencë ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët Qëndresa Mulaj dhe Valbon Bytyqi, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

 

Lexo më shumë
FTESË PËR MEDIA

FTESË PËR MEDIA

Nesër (e martë) date: 22 nëntor 2016, nga ora: 10:30, në Hotel Emerald, Zyra Kombëtare të Auditimit  (ZKA), mbanë konferencën ditore me fokus kapacitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe njëherësh ceremoninë e certifikimit të auditorëve. Ngjarja ka tri sesione të veçanta dhe ka për qëllim të mbledhë gjithë akterët rajonal, vendor dhe ndërkombëtarë si nevojë për reflektim dhe zotim për angazhimet e përbashkëta në funksion të fuqizimit të këtij mekanizmi të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Përmes kësaj ngjarje, Zyra Kombëtare e Auditimit, shpreh angazhimin dhe fokusin për të adresuar sfidat, promovuar sukseset dhe për të parë bashkërisht me parterët rrugën përpara. Ky është moment tejet i rëndësishëm, për gjithë akterët në funksion të bashkimit të energjive, njëherësh një shenjë mirënjohje për të gjithë korpusin që angazhohen në këtë mision te auditimit.

Përveç fjalimeve kryesore në ceremoninë e certifikimit nga z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm dhe Sh.T.Z. Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Kosovës, në sesionet tjerë do të prezantojnë përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, rajonal dhe vendorë (shihni detajet e sesioneve).

10:30, sesioni i parë (salla Mozart)

Ceremonia e nënshkrimit të aktiviteteve të përbashkëta ndër-shtetërore Kosovë - Shqipëri

o   Zyra Kombëtare të Auditimit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

11:00, sesioni i dytë (salla Bethoven)

Ceremonia kryesore - certifikimi i auditorëve

o    Z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm

o    Z. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës

(Auditori i Përgjithshëm bashkë me Presidentin e vendit, z. Hashim Thaçi do të ndajnë Certifikatat. Prezent partnerë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga vendet e rajonit. Përfaqësues të Institucioneve vendore, shoqëria civile dhe partnerë tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë).

 

13:45, sesioni i tretë (salla Verdi)

Tryezë rajonale "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit"

Z.Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm - Republika e Kosovës

Z. Bujar Leskaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit - Republika e Shqipërisë

Z. Naser Ademi, Zyra Shtetërore e Auditimit - Republika e Maqedonisë

Z. Nikola Kovaceviq, Institucioni Suprem i Auditimit - Republika e Malit të Zi

Znj. Nazia Habib Mintz, Drejtoresh Hulumtuese (Qendrës për Ngritje të Kapaciteteve të Universitetit të Kembrixhit)

(Në këtë tryezë rajonale do të prezantojnë drejtuesit e mekanizmave të institucioneve supreme të auditimit nga rajoni, përfaqësueses nga Universiteti i Kembrixhi, ndërkaq të ftuar janë përfaqësues diplomatik, donatorë, përfaqësues nga niveli qendrorë dhe lokal dhe mekanizmave tjerë institucional dhe jo-qeveritar)

 

Për informatën tuaj:

Zyra Kombëtare e Auditimit, me sukses është duke përmbyllur Skemën e Certifikimit për Auditor të Sektorit Publik dhe kjo po ndodh për herë të parë në Kosovë.

Skemës së Certifikimit për Auditor të Sektorit Publik i janë nënshtruar gjithsej  109 auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit prej të cilëve 57 kanë arritur titullin më të lartë, Auditor i Certifikuar i Sektorit Publik, 34 kanë arritur titullin, Auditor i Sektorit Publik,  dhe 9, Asistent Auditor i Sektorit Publik.

Për informata shtesë ju lutem na kontaktoni në:

e-mail: qendresa.mulaj@oagks.org, ose

telefon: + 377 (0)45 109 000

 

Ju ftojmë ta përcjellni këtë ngjarje të rëndësishme për institucionin tonë dhe Republikën e Kosovës.

 

 

Lexo më shumë