Nesër (e martë) date: 22 nëntor 2016, nga ora: 10:30, në Hotel Emerald, Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA), mbanë konferencën ditore me fokus kapacitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe njëherësh ceremoninë e certifikimit të auditorëve. Ngjarja ka tri sesione të veçanta dhe ka për qëllim të mbledhë gjithë akterët rajonal, vendor dhe ndërkombëtarë si nevojë për reflektim dhe zotim për angazhimet e përbashkëta në funksion të fuqizimit të këtij mekanizmi të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Përmes kësaj ngjarje, Zyra Kombëtare e Auditimit, shpreh angazhimin dhe fokusin për të adresuar sfidat, promovuar sukseset dhe për të parë bashkërisht me parterët rrugën përpara. Ky është moment tejet i rëndësishëm, për gjithë akterët në funksion të bashkimit të energjive, njëherësh një shenjë mirënjohje për të gjithë korpusin që angazhohen në këtë mision te auditimit.
Përveç fjalimeve kryesore në ceremoninë e certifikimit nga z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm dhe Sh.T.Z. Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Kosovës, në sesionet tjerë do të prezantojnë përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, rajonal dhe vendorë (shihni detajet e sesioneve).
10:30, sesioni i parë (salla Mozart)
Ceremonia e nënshkrimit të aktiviteteve të përbashkëta ndër-shtetërore Kosovë - Shqipëri
o Zyra Kombëtare të Auditimit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit
11:00, sesioni i dytë (salla Bethoven)
Ceremonia kryesore - certifikimi i auditorëve
o Z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm
o Z. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës
(Auditori i Përgjithshëm bashkë me Presidentin e vendit, z. Hashim Thaçi do të ndajnë Certifikatat. Prezent partnerë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga vendet e rajonit. Përfaqësues të Institucioneve vendore, shoqëria civile dhe partnerë tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë).
13:45, sesioni i tretë (salla Verdi)
Tryezë rajonale "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit"
o Z.Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm - Republika e Kosovës
o Z. Bujar Leskaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit - Republika e Shqipërisë
o Z. Naser Ademi, Zyra Shtetërore e Auditimit - Republika e Maqedonisë
o Z. Nikola Kovaceviq, Institucioni Suprem i Auditimit - Republika e Malit të Zi
o Znj. Nazia Habib Mintz, Drejtoresh Hulumtuese (Qendrës për Ngritje të Kapaciteteve të Universitetit të Kembrixhit)
(Në këtë tryezë rajonale do të prezantojnë drejtuesit e mekanizmave të institucioneve supreme të auditimit nga rajoni, përfaqësueses nga Universiteti i Kembrixhi, ndërkaq të ftuar janë përfaqësues diplomatik, donatorë, përfaqësues nga niveli qendrorë dhe lokal dhe mekanizmave tjerë institucional dhe jo-qeveritar)
Për informatën tuaj:
Zyra Kombëtare e Auditimit, me sukses është duke përmbyllur Skemën e Certifikimit për Auditor të Sektorit Publik dhe kjo po ndodh për herë të parë në Kosovë.
Skemës së Certifikimit për Auditor të Sektorit Publik i janë nënshtruar gjithsej 109 auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit prej të cilëve 57 kanë arritur titullin më të lartë, Auditor i Certifikuar i Sektorit Publik, 34 kanë arritur titullin, Auditor i Sektorit Publik, dhe 9, Asistent Auditor i Sektorit Publik.
Për informata shtesë ju lutem na kontaktoni në:
e-mail: qendresa.mulaj@oagks.org, ose
telefon: + 377 (0)45 109 000
Ju ftojmë ta përcjellni këtë ngjarje të rëndësishme për institucionin tonë dhe Republikën e Kosovës.