Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/22/2016 4:45:46 PM

KUMTESE: Certifikohen 105 auditorë të Sektorit Publik dhe nënshkruhet Programi i aktiviteteve të përbashkëta me Kontrollin e Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës

Në ceremoninë e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës, merr pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës sh.t.z. Hashim Thaqi, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtar,  rajonal dhe vendor.

Me pjesëmarrjen e shumë mysafirëve nga institucionet e Kosovës, institucionet supreme të auditimit në rajon, të shoqërisë civile dhe akademike si dhe përfaqësues ndërkombëtar të akredituar në Kosovë, Zyra Kombëtare e Auditimit ka organizuar sot aktivitete ditore në vigjilje të ceremonisë së certifikimit të auditorëve publik, duke organizuar Tryezën e Përbashkët me institucionet simotra nga rajoni me temën "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit ", ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me organizata simotra në rajon dhe duke ndarë certifikatat për 105 auditorë të sektorit publik.

Në hapje të aktivitetit Presidenti i Republikës së Kosovës, sh.t.z. Hashim Thaqi ka nënvizuar që Zyra Kombëtare e Auditimit është shndërruar në një sinonim të institucionit më kredibil të vendit tonë dhe inkurajon që këtë epitet ta bartim edhe tek institucionet e audituara. Kjo, ka theksuar Presidenti Thaqi, na mundëson përdorimin e drejtë të fondeve publike dhe ndërtimin e qeverisjes së mirë.

Në luftën për sundim të ligjit, puna e auditorëve është shumë e vlefshme dhe si e tillë, në çdo moment, do të ketë përkrahjen e institucionit të Presidentit të Kosovës.

Derisa, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, ka potencuar që Zyra Kombëtare e Auditimit promovon një partneritet të hapur me të gjithë akterët e shoqërisë në funksion të përmirësimit të qeverisjes dhe të llogaridhënies në Kosovë dhe sot, kjo zyre ka shënuar kurorëzimin e suksesshëm të një programi të specializuar edukativ të auditorëve të sektorit publik të Republikës së Kosovës.

Kjo padyshim që është një arritje e jashtëzakonshme për një institucion të ri për nga mosha, por jo edhe për nga përvoja dhe rezultatet si dhe pritjet janë të natyrshme që në vijim të kemi performancë edhe më të mirë individuale të auditorëve si dhe të institucionit në përgjithësi.

Ai ka nënvizuar që përmes ngritjes së kapaciteteve të kapitalit njërëzor, Zyra Kombëtare e Auditimit, përmirëson dhe më tej cilësinë e raporteve të auditimit dhe në këtë mënyrë ndikon në përmirësimin e qeverisjes në institucionet publike të vendit tonë.

Megjithatë, Auditori i Përgjithshëm, ka shprehur brengosjen e tij lidhur me nivelin e ulët të implementimit të rekomandimeve të dhëna në raportet paraprake të auditimit. Ai u ka bërë ftesë krerëve të institucioneve publike që t'i kushtohet vëmendje më e madhe implementimit të rekomandimeve të auditorëve.

Në margjinat e aktivitetit të sotëm është nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Planin e Veprimit për  aktivitetet e përbashkëta midis z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe z. Bujar Leskaj, President i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë.

Këtë aktivitet e kanë përshëndetur edhe drejtuesit e institucioneve supreme të auditimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilët njëzëri kanë nënvizuar nevojën për thellimin e bashkpunimit në fushën e auditimit, për të shkëmbyer përvojat dhe për të maksimalizuar rezultatet. Poashtu përfaqësues nga Qendra për Fuqitë në Rritje e Universitetit të Kembrixhit ka përshëndetur certifikimin e auditorëve, ndërsa znj. Nazia Mintz-Habib, Drejtore Hulumtuese e kësaj Qendre, ka prezantuar në panelin e tryezës rajonale "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit".

Shënim për media: - Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës  është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar. Mandat auditimi të të gjitha aktivitetet financiare dhe administrative, programe dhe projekte të menaxhuara nga një apo më shumë institucione publike, përfshirë proceset dhe të ardhurat nga shitja e pasurive, privatizimit dhe koncesionet; ka të drejtë t'i përcjellë fondet publike deri tek përfituesi i fundit. Vetëm gjatë vitit 2016 ka publikuar mbi 110 raporte të auditimit të pasqyrave financiare, të rregullsisë si dhe raporte të përformancës. Këto, raporte janë duke u diskutuar gjerësisht në Parlamentin e Kosovës dhe përmbajnë rreth 1300 rekomandime për të përmisuar menaxhimin financiar dhe qeverisjen e mirë.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

FTESË PËR MEDIA

FTESË PËR MEDIA

Nesër (e martë) date: 22 nëntor 2016, nga ora: 10:30, në Hotel Emerald, Zyra Kombëtare të Auditimit  (ZKA), mbanë konferencën ditore me fokus kapacitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe njëherësh ceremoninë e certifikimit të auditorëve. Ngjarja ka tri sesione të veçanta dhe ka për qëllim të mbledhë gjithë akterët rajonal, vendor dhe ndërkombëtarë si nevojë për reflektim dhe zotim për angazhimet e përbashkëta në funksion të fuqizimit të këtij mekanizmi të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Përmes kësaj ngjarje, Zyra Kombëtare e Auditimit, shpreh angazhimin dhe fokusin për të adresuar sfidat, promovuar sukseset dhe për të parë bashkërisht me parterët rrugën përpara. Ky është moment tejet i rëndësishëm, për gjithë akterët në funksion të bashkimit të energjive, njëherësh një shenjë mirënjohje për të gjithë korpusin që angazhohen në këtë mision te auditimit.

Përveç fjalimeve kryesore në ceremoninë e certifikimit nga z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm dhe Sh.T.Z. Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Kosovës, në sesionet tjerë do të prezantojnë përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, rajonal dhe vendorë (shihni detajet e sesioneve).

10:30, sesioni i parë (salla Mozart)

Ceremonia e nënshkrimit të aktiviteteve të përbashkëta ndër-shtetërore Kosovë - Shqipëri

o   Zyra Kombëtare të Auditimit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

11:00, sesioni i dytë (salla Bethoven)

Ceremonia kryesore - certifikimi i auditorëve

o    Z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm

o    Z. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës

(Auditori i Përgjithshëm bashkë me Presidentin e vendit, z. Hashim Thaçi do të ndajnë Certifikatat. Prezent partnerë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga vendet e rajonit. Përfaqësues të Institucioneve vendore, shoqëria civile dhe partnerë tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë).

 

13:45, sesioni i tretë (salla Verdi)

Tryezë rajonale "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit"

Z.Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm - Republika e Kosovës

Z. Bujar Leskaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit - Republika e Shqipërisë

Z. Naser Ademi, Zyra Shtetërore e Auditimit - Republika e Maqedonisë

Z. Nikola Kovaceviq, Institucioni Suprem i Auditimit - Republika e Malit të Zi

Znj. Nazia Habib Mintz, Drejtoresh Hulumtuese (Qendrës për Ngritje të Kapaciteteve të Universitetit të Kembrixhit)

(Në këtë tryezë rajonale do të prezantojnë drejtuesit e mekanizmave të institucioneve supreme të auditimit nga rajoni, përfaqësueses nga Universiteti i Kembrixhi, ndërkaq të ftuar janë përfaqësues diplomatik, donatorë, përfaqësues nga niveli qendrorë dhe lokal dhe mekanizmave tjerë institucional dhe jo-qeveritar)

 

Për informatën tuaj:

Zyra Kombëtare e Auditimit, me sukses është duke përmbyllur Skemën e Certifikimit për Auditor të Sektorit Publik dhe kjo po ndodh për herë të parë në Kosovë.

Skemës së Certifikimit për Auditor të Sektorit Publik i janë nënshtruar gjithsej  109 auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit prej të cilëve 57 kanë arritur titullin më të lartë, Auditor i Certifikuar i Sektorit Publik, 34 kanë arritur titullin, Auditor i Sektorit Publik,  dhe 9, Asistent Auditor i Sektorit Publik.

Për informata shtesë ju lutem na kontaktoni në:

e-mail: qendresa.mulaj@oagks.org, ose

telefon: + 377 (0)45 109 000

 

Ju ftojmë ta përcjellni këtë ngjarje të rëndësishme për institucionin tonë dhe Republikën e Kosovës.

 

 

Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit bashkëpunon me Qendrën për Fuqitë në Rritje të Universitetit të Kembrixhit, për programin e zhvillimit të kapaciteteve të zyrës

Zyra Kombëtare e Auditimit bashkëpunon me Qendrën për Fuqitë në Rritje të Universitetit të Kembrixhit, për programin e zhvillimit të kapaciteteve të zyrës

Nazia Mintz - Habib, Drejtore Hulumtuese në Qendrën për Fuqitë në Rritje të Universitetit të Kembrixhit dhe z. Steve McCaule, Mentorues për Udhëheqje Ekzekutive  pranë kësaj Qendre, kanë vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit në datat 22 - 23 nëntor 2016. Me datë 22 nëntor 2016, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, i ka pritur në një takim të shkurtër përshëndetës, ndërsa znj. Mintz dhe z. McCaule gjatë ditës kanë marrë pjesë në Ceremoninë e Certifikimit të Auditorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Sektorin Publik dhe në tryezën rajonale me temën "Sfidat në zhvillimin institucional dhe resurseve humane në Institucionet Supreme të Auditimit". Me datë 23 nëntor, znj. Mintz dhe z. Mc Caule, kanë takuar grupin menaxhues të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime me qëllim dizajnimin e një programi ekzekutiv të edukimit për zhvillimin e kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në parim të dyja palët u pajtuan që fokusi kryesor i këtij programi duhet të jetë në ofrimin e kurseve për nivelin ekzekutiv në politika publike dhe një skemë certifikimi për auditorët e performancës. Përfaqësuesit e Universitetit të Kembrixhit, u shprehën shumë të kënaqur për mbështetjen që mund të japin për Zyrën Kombëtare të Auditimit, ndërsa angazhimi i mëtutjeshëm nga të dyja palët do të jetë në koordinim me aktivitetet dhe planin e vendosur.
Lexo më shumë