30
Administrimi i Programit për Trajtim të Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike
Lexo më shumë
Zyra e Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të pajtueshmërisë dhe performancës për "Fondin Zhvillimor".
Marrëveshja e Brukselit për Mbledhjen e të hyrave Doganore ka paraparë themelimin e Fondit Zhvillimor. Sipas marrëveshjes, ky Fond, ka për qëllim promovimin e zhvillimit social - ekonomik dhe përfitimin e popullatës vendore në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Termet e Referencës kishin paraparë që përmes Fondit të financohen projektet e ndërlidhura me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike (rrugë, shkolla, spitale etj.), mbështetje të bizneseve, fermerëve dhe shoqërisë civile, promovimin e të drejtave, edukimin, qasja në kujdesin shëndetësor dhe transport. Ky auditim ka përfshirë periudhën që nga themelimi i Fondit në vitin 2013 deri në shtator 2016. Qëllimi i auditimit ishte që palëve të interesit të ju ofrojmë një vlerësim lidhur me menaxhimin e projekteve të financuara me mjetet e Fondit dhe nëse është arritur qëllimi i synuar me marrëveshje. Auditimi ynë ka identifikuar, që komunat përfituese të Fondit kanë kryer aktivitetet e tyre pjesërisht në pajtim me legjislacionin në fuqi. Realizimi i ulët i buxhetit rreth 14% ?sht? tregues se komunat përfituese nuk ishin efikase n? realizimin e projekteve. Deri në fund të shtatorit të vitit 2016 vetëm 2 nga 21 projekte janë realizuar dhe kanë arritur qëllimin e synuar me këtë fond. M? tutje, mos vendosja e projekteve n? ligjin e buxhetit, tejkalimi i dhënies s? avanseve dhe zotimi i buxhetit pas lidhjes s? kontratave jan? tregues q? kontrollet n? menaxhimin financiar duhet t? përmirësohen. Raporti përmban informata mjaft të rëndësishme për të cilat duhet diskutuar, dhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerrë këtë konkluzion të përgjithshëm: Dogana e Kosov?s ka instaluar nj? sistem funksional p?r mbledhjen e t? hyrave. Megjithatë, mos vendosja e agjentëve doganor në dy pikat e kalimit kufitar dhe plotësimi i dokumentacionit nga oficeri doganor ka rezultuar me konflikt interesi pasi që i njëjti institucion plotëson dhe vlerëson dokumentacionin e zhdoganimit të mallrave. Bordi Menaxhues i Fondit ka kryer funksionin e tij, n? pajtim me marrëveshjen dhe termet e referencës. Megjithat?, zgjedhjet vendore dhe vakumi institucional kishin ndikuar q? shqyrtimi i projekteve t? b?het me vones?. Po ashtu ende nuk është instaluar procesi i raportimit nga Komunat dhe monitorimi i projekteve. Ministria e Financave ka arritur q? t? siguroj parakushte p?r komunat p?r t? lejuar procedimin e pagesave përmes SIMFK, në përjashtim të Komunës së Leposaviqit. Megjithatë, alokimi i buxhetit tek Komuna dhe lejimi i procedimit të pagesave për 14 projekte të cilat nuk ishin pjesë e Ligjit të Buxhetit mbetet shqetësimi kryesor. Më tutje, ndarja buxhetore e Fondit ishte b?r? vet?m n? kategorinë p?r investime kapitale përderisa projektet e aprovuara nga Bordi ishin edhe të natyrës së mallrave dhe shërbimeve dhe subvencioneve. Me qëllim të promovimit të transparencës dhe rritjes së llogaridhënies tek autoritetet përgjegjëse lidhur me menaxhimin e Fondit dhe të përmbushjes së synimeve t? parapara me marrëveshje ne kemi dhënë rekomandimet tona për Fondin Zhvillimor të cilat i gjeni në faqe 23-24 të raportit. Raportin e plotë mund ta lexoni në uebfaqen tonë: www.zka-rks.org