Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/27/2017 3:12:33 PM

Ngritja e kapaciteteve të zyrave të auditorit të brendshëm për monitorim, vlerësim dhe këshillim

Me datë 23 shkurt 2017, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në punëtorinë "Ngritja e kapaciteteve të zyrave të auditorit të brendshëm për monitorim, vlerësim dhe këshillim", organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale. Me këtë rast, z. Osmani, ka përshëndetur organizatorët dhe ka vlerësuar se punëtori të tilla janë të një rëndësie të veçantë. Ai ka folur për rëndësinë e auditimit të brendshëm në menaxhimin e financave publike dhe ka theksuar në mënyrë të veçantë specifikat për ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë. Auditori i brendshëm mund të ndihmojë që të merren vendime më të mira dhe janë instrument kyç që ndihmon që punët të kryhet në mënyrë efektive dhe profesionale, tha z. Osmani.  Ndër të tjera ai ka theksuar edhe sfidat me të cilat përballen auditorët e brendshëm si dhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe zvogëlimit të kostove në sektorin publik. Ardiana Sahiti,  Drejtore e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, gjithashtu ka prezantuar mbi Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (Standardet). Znj. Sahiti duke bërë një krahasim mes Kornizës së vjetër Ndërkombëtare të Praktikës Profesionale me atë të renë,  tregojë se sa ka ndryshuar dhe se si është përmirësuar korniza e re e cila i kishte paraprirë edhe azhurnimit të Standardeve. Ajo i njoftoi të pranishmit lidhur me karakteristikat dhe rolin e Standardeve në aktivitetet e auditimit të brendshëm si dhe ndryshimet të cilat kanë hyrë në fuqi nga Janari 2017.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Fondi Zhvillimor

Fondi Zhvillimor

Zyra e Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të pajtueshmërisë dhe performancës për "Fondin Zhvillimor".

Marrëveshja e Brukselit për Mbledhjen e të hyrave Doganore ka paraparë themelimin e Fondit Zhvillimor. Sipas marrëveshjes, ky Fond, ka për qëllim promovimin e zhvillimit social - ekonomik dhe përfitimin e popullatës vendore në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Termet e Referencës kishin paraparë që përmes Fondit të financohen projektet e ndërlidhura me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike (rrugë, shkolla, spitale etj.), mbështetje të bizneseve, fermerëve dhe shoqërisë civile,  promovimin e të drejtave, edukimin, qasja në kujdesin shëndetësor dhe transport. Ky auditim ka përfshirë periudhën që nga themelimi i Fondit në vitin 2013 deri në shtator 2016. Qëllimi i auditimit ishte që palëve të interesit të ju ofrojmë një vlerësim lidhur me menaxhimin e projekteve të financuara me mjetet e Fondit dhe nëse është arritur qëllimi i synuar me marrëveshje. Auditimi ynë ka identifikuar, që komunat përfituese të Fondit kanë kryer aktivitetet e tyre pjesërisht  në pajtim me legjislacionin në fuqi. Realizimi i ulët i buxhetit rreth 14% ?sht? tregues se komunat përfituese nuk ishin efikase n? realizimin e projekteve. Deri në fund të shtatorit të vitit 2016 vetëm 2 nga 21 projekte janë realizuar dhe kanë arritur qëllimin e synuar me këtë fond. M? tutje, mos vendosja e projekteve n? ligjin e buxhetit, tejkalimi i dhënies s? avanseve dhe zotimi i buxhetit pas lidhjes s? kontratave jan? tregues q? kontrollet n? menaxhimin financiar duhet t? përmirësohen. Raporti përmban informata mjaft të rëndësishme për të cilat duhet diskutuar, dhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerrë këtë konkluzion të përgjithshëm: Dogana e Kosov?s ka instaluar nj? sistem funksional p?r mbledhjen e t? hyrave. Megjithatë, mos vendosja e agjentëve doganor në dy pikat e kalimit kufitar dhe plotësimi i dokumentacionit nga oficeri doganor ka rezultuar me konflikt interesi pasi që i njëjti  institucion plotëson dhe vlerëson dokumentacionin  e zhdoganimit të mallrave. Bordi Menaxhues i Fondit ka kryer funksionin e tij, n? pajtim me marrëveshjen dhe termet e referencës. Megjithat?, zgjedhjet vendore dhe vakumi institucional kishin ndikuar q? shqyrtimi i projekteve t? b?het me vones?. Po ashtu ende nuk është instaluar procesi i raportimit nga Komunat dhe monitorimi i projekteve. Ministria e Financave ka arritur q? t? siguroj parakushte p?r komunat p?r t? lejuar procedimin e pagesave përmes SIMFK, në përjashtim të Komunës së Leposaviqit. Megjithatë, alokimi i buxhetit tek Komuna dhe lejimi i procedimit të pagesave për 14 projekte të cilat nuk ishin pjesë e Ligjit të Buxhetit mbetet shqetësimi kryesor. Më tutje, ndarja buxhetore e Fondit ishte b?r? vet?m n? kategorinë p?r investime kapitale përderisa projektet e aprovuara nga Bordi ishin edhe të natyrës së mallrave dhe shërbimeve dhe subvencioneve. Me qëllim të promovimit të transparencës dhe rritjes së llogaridhënies tek autoritetet përgjegjëse lidhur me menaxhimin e Fondit dhe të përmbushjes së synimeve t? parapara me marrëveshje ne kemi dhënë rekomandimet tona për Fondin Zhvillimor të cilat i gjeni në faqe 23-24 të raportit. Raportin e plotë mund ta lexoni në uebfaqen tonë: www.zka-rks.org
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës mori pjesë në Konferencën Vjetore  të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani mori pjesë në punimet e Konferencës Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) të Republikës së Shqipërisë.

Në hapje të punimeve të Konferencës, z. Osmani përgëzoi drejtuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit për arritjet dhe punën e bërë gjatë vitit 2016 dhe prezantoi aspekte të performancës institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Z. Osmani u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy institucioneve më të larta supreme të auditimit të Shqipërisë dhe Kosovës në realizimin e aktiviteteve sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor 2016, si dhe falënderoi kryetarin e KLSH-së z. Leskaj, për mbështetjen që KLSH po i jep ZKA-së në proceset e integrimit në organizatat ndërkombëtare.
Lexo më shumë