Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/28/2017 4:11:13 PM

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani mori pjesë në punimet e Konferencës Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) të Republikës së Shqipërisë.

Në hapje të punimeve të Konferencës, z. Osmani përgëzoi drejtuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit për arritjet dhe punën e bërë gjatë vitit 2016 dhe prezantoi aspekte të performancës institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Z. Osmani u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy institucioneve më të larta supreme të auditimit të Shqipërisë dhe Kosovës në realizimin e aktiviteteve sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor 2016, si dhe falënderoi kryetarin e KLSH-së z. Leskaj, për mbështetjen që KLSH po i jep ZKA-së në proceset e integrimit në organizatat ndërkombëtare.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ngritja e kapaciteteve të zyrave të auditorit të brendshëm për monitorim, vlerësim dhe këshillim

Ngritja e kapaciteteve të zyrave të auditorit të brendshëm për monitorim, vlerësim dhe këshillim

Me datë 23 shkurt 2017, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në punëtorinë "Ngritja e kapaciteteve të zyrave të auditorit të brendshëm për monitorim, vlerësim dhe këshillim", organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale. Me këtë rast, z. Osmani, ka përshëndetur organizatorët dhe ka vlerësuar se punëtori të tilla janë të një rëndësie të veçantë. Ai ka folur për rëndësinë e auditimit të brendshëm në menaxhimin e financave publike dhe ka theksuar në mënyrë të veçantë specifikat për ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë. Auditori i brendshëm mund të ndihmojë që të merren vendime më të mira dhe janë instrument kyç që ndihmon që punët të kryhet në mënyrë efektive dhe profesionale, tha z. Osmani.  Ndër të tjera ai ka theksuar edhe sfidat me të cilat përballen auditorët e brendshëm si dhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe zvogëlimit të kostove në sektorin publik. Ardiana Sahiti,  Drejtore e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, gjithashtu ka prezantuar mbi Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (Standardet). Znj. Sahiti duke bërë një krahasim mes Kornizës së vjetër Ndërkombëtare të Praktikës Profesionale me atë të renë,  tregojë se sa ka ndryshuar dhe se si është përmirësuar korniza e re e cila i kishte paraprirë edhe azhurnimit të Standardeve. Ajo i njoftoi të pranishmit lidhur me karakteristikat dhe rolin e Standardeve në aktivitetet e auditimit të brendshëm si dhe ndryshimet të cilat kanë hyrë në fuqi nga Janari 2017.
Lexo më shumë
Procesi i rishikimit të teksteve shkollore

Procesi i rishikimit të teksteve shkollore

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës me titull "Procesi i rishikimit të teksteve shkollore". Arsimi cilësor është e vetmja mënyrë për të rritur mundësitë e nxënësve për arsimim të mëtejshëm dhe për punësim më të mirë. Cilësia në arsim është një çështje komplekse dhe është e lidhur edhe me qeverisjen dhe udhëheqjen, si dhe me infrastrukturën, përgatitjen dhe trajnimin e mësimdhënësve si dhe cilësinë e kurrikulave dhe teksteve shkollore. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2015 ka iniciuar procesin e rishikimit të teksteve shkollore me qëllim të përmirësimit të tyre. Përmes këtij auditimi, kemi vlerësuar aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, respektivisht Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore me qëllim të arritjes së objektivave të synuara gjatë procesit të rishikimit të teksteve shkollore. Ne vlerësojmë se aktivitetet e kryera nga Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore gjatë procesit të rishikimit të teksteve shkollore, nuk kanë arritur qëllimet e synuara. Procesi i rishikimit ka rezultuar me tekste shkollore të përmirësuara në përqindje të vogla dhe përgjithësisht të natyrës teknike. Objektiva lidhur me lehtësimin e çantës shkollore nuk është prekur fare, ndërkohë që vendimi për të botuar të gjithë tirazhin e teksteve shkollore, përfshirë ato që nuk i janë nënshtruar rishikimit, ka krijuar shpenzime të mëdha e jo kursime siç ishte synuar fillimisht. Iniciativa për të rishikuar tekstet shkollore ishte e qëlluar dhe e domosdoshme.  Mirëpo, ne vlerësojmë se do të duhej të lejohej më shumë kohë në dispozicion si dhe komunikim e bashkërenditje të aktiviteteve në mes të pjesëmarrësve të përfshirë në proces. Këshilli do të duhej të kishte kritere më të qarta në bazë të të cilave do kryente rishikimet si dhe duhet të ishin më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve se cilat tekste duhet të ribotohen duke pasur parasysh përqindjen e ulët të ndryshimeve, natyrën e ndryshimeve dhe faktin se disa prej teksteve nuk ishin rishikuar fare. Gjithashtu, nuk është bërë ndonjë analizë e mirëfilltë nga Këshilli apo Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me implikimet financiare të ribotimit të teksteve shkollore. Me qëllim të krijimit të mekanizmave të duhur dhe të qëndrueshëm të rishikimit të teksteve shkollore, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duhet që përmes një udhëzimi administrativ apo ndonjë rregulloreje të brendshme, të definojë qartë përgjegjësitë e të gjithë akterëve të përfshirë në proces të rishikimit si dhe të jetë transparente në emërimin e recensentëve dhe monitorimin e punës së tyre apo të çfarëdo subjekti tjetër që ka rolin e rishikimit të teksteve shkollore.  Gjithashtu, Këshilli duhet të angazhojë ekspertë të fushave të ndryshme, të bëjë planifikim të arsyeshëm kohor për të finalizuar rishikimet e teksteve shkollore, dhe të ndërmerr  një analizë të duhur dhe të detajuar financiare përpara se të merret një vendim për ribotim të teksteve shkollore. Raportin e plotë mund ta lexoni në ueb faqen tonë: www.zka-rks.org
Lexo më shumë