Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/24/2017 9:22:13 PM

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Kongresin e 10-të të EUROSAI

Në Stamboll të Turqisë, po mbahet Kongresi i 10-të i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), ku po merr pjesë edhe delegaconi i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në punimet e Kongresit të EUROSAI. Deri më tani Zyra Kombëtare e Auditimit ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nën ombrellën e EUROSAI-t, kryesisht në kuadër të grupeve punuese për auditimin e mjedisit. Tema kryesore e Kongresit të 10-të është "Implementimi i Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit - sfidat dhe zgjidhjet për përmirësimet e mëtutjeshme". Përveç temës kryesore të Kongresit janë mbajtur seminare në sesione të ndara të Auditorëve të Përgjithshëm, ku është diskutuar për rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe si të adresohen më mirë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike, fondet e alokuara për migrimin dhe problemet humanitare. Në Kongres po marrin pjesë mbi 160 delegatë dhe shumë vëzhgues nga institucione ndërkombëtare në fushën e financave dhe të auditimit. Punimet e Kongresit po zhvillohen në disa nivele organizative përfshirë takimet e Bordit Drejtues, Sesionet Plenare dhe Sesionet e Grupeve Punuese. Gjatë pjesëmarrjes në Kongres, delegacioni nga Kosova, ka realizuar takime bilaterale me përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve si Turqia, Polonia, Holanda, Suedia, Izraeli, Portugalia, Sllovenia, Latvia, Mali i Zi, si dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe partnerë tjerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Kongresi është organi më i lartë i EUROSAI-t, i cili përveç që merr vendime të rëndësishme për veprimtarinë trevjeçare të tij, ofron një ambient ku Institucionet Supreme të Auditimit kanë mundësinë për të diskutuar dhe shpalosur idetë e reja në përpjekjet e tyre për të forcuar ndikimin dhe rritur kualitetin e punës audituese. Gjykata Turke e Llogarive, nikoqire e Kongresit të 10-të të EUROSAI, ka marrë kryesimin e EUROSAI-t dhe do udhëheqë me këtë institucion për periudhën 2017-2020. Kongresi ka zgjedhur edhe anëtarët e rinj në Bordin Drejtues të EUROSAI-t.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Tryeza: Sistemi i Menaxhimit të Performancës në Komuna

Tryeza: Sistemi i Menaxhimit të Performancës në Komuna

Me datën, 11 Maj 2017, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Departamenti i Auditimit të Performancës ka organizuar tryezë pune lidhur me temën" Funksionimi i sistemit të menaxhimit të performancës në komuna". Në këtë tryezë, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues nga komunat dhe përfaqësues nga projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS). MAPL në bashkëpunim me donator ndërkombëtarë ka zhvilluar Sistemin për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale. Matja e performancës së komunave ka për qëllim që vetë komunat, MAPL, qytetarët dhe të gjitha palët e interesit ta kuptojnë se deri në çfarë shkallë komunat kanë arritur të ofrojnë shërbime në kohën dhe cilësinë e duhur, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Diskutimi kryesisht është fokusuar në sfidat që komunat hasin gjatë punës me këtë sistem dhe rritja e performancës përmes menaxhimit më të mirë të këtij sistemi. E tërë kjo do të shërbejë për qëllime të auditimit, njëkohësisht duam të nxisim edhe komunikimin e drejtpërdrejtë midis palëve të përfshira në procesin auditues.
Lexo më shumë
Arritje: ZAP merr pjesë në një bashkëpunim midis organizatave si-motra 1)

Arritje: ZAP merr pjesë në një bashkëpunim midis organizatave si-motra 1)

Për herë të parë ZAP së bashku me ISA-në Gjeorgjiane, është ftuar të marrë pjesë si vëzhgues në Rrjetin e Institucioneve Supreme të Auditimit të shteteve kandidate të BE-së dhe vendeve potenciale kandidate si dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Seminari do të zhvillohet në Pragë, në fund të prillit. Mikpritëse e këtij seminari është ISA e Republikës Çeke, mbështetur nga SIGMA dhe Grupi i Përbashkët Punues për aktivitetet e auditimit. Tema kryesore do të jetë Arritja e cilësisë së auditimit .

Ne, për herë të parë do ta kemi mundësinë t'i shkëmbejmë përvojat me kolegët që janë pjesë e rrjetit (ISA e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Islandës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë) dhe vendet e tjera evropiane të cilët e ndihmojnë këtë seminar.

Seminari do të përqendrohet në pasojat praktike të zbatimit të standardeve përkatëse të auditimit INTOSAI mbi Kontrollin e Cilësisë. Propozime konkrete për veprimet e nevojshme për sa i përket përmirësimit të cilësisë së punës së auditimit dhe nxitjes së bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të Rrjetit të SAI për çështjet me interes të ndërsjellët janë çështje të rëndësishme në rendin e ditës.

______________________________________________________

1) Fusnota është përdorur si mjet për të arritur këtë marrëveshje 

 

 

Lexo më shumë