Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/22/2012 5:28:18 PM

Arritje: ZAP merr pjesë në një bashkëpunim midis organizatave si-motra 1)

Për herë të parë ZAP së bashku me ISA-në Gjeorgjiane, është ftuar të marrë pjesë si vëzhgues në Rrjetin e Institucioneve Supreme të Auditimit të shteteve kandidate të BE-së dhe vendeve potenciale kandidate si dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Seminari do të zhvillohet në Pragë, në fund të prillit. Mikpritëse e këtij seminari është ISA e Republikës Çeke, mbështetur nga SIGMA dhe Grupi i Përbashkët Punues për aktivitetet e auditimit. Tema kryesore do të jetë Arritja e cilësisë së auditimit .

Ne, për herë të parë do ta kemi mundësinë t'i shkëmbejmë përvojat me kolegët që janë pjesë e rrjetit (ISA e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Islandës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë) dhe vendet e tjera evropiane të cilët e ndihmojnë këtë seminar.

Seminari do të përqendrohet në pasojat praktike të zbatimit të standardeve përkatëse të auditimit INTOSAI mbi Kontrollin e Cilësisë. Propozime konkrete për veprimet e nevojshme për sa i përket përmirësimit të cilësisë së punës së auditimit dhe nxitjes së bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të Rrjetit të SAI për çështjet me interes të ndërsjellët janë çështje të rëndësishme në rendin e ditës.

______________________________________________________

1) Fusnota është përdorur si mjet për të arritur këtë marrëveshje 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Kongresin e 10-të të EUROSAI

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit merr pjesë në Kongresin e 10-të të EUROSAI

Në Stamboll të Turqisë, po mbahet Kongresi i 10-të i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), ku po merr pjesë edhe delegaconi i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në punimet e Kongresit të EUROSAI. Deri më tani Zyra Kombëtare e Auditimit ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nën ombrellën e EUROSAI-t, kryesisht në kuadër të grupeve punuese për auditimin e mjedisit. Tema kryesore e Kongresit të 10-të është "Implementimi i Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit - sfidat dhe zgjidhjet për përmirësimet e mëtutjeshme". Përveç temës kryesore të Kongresit janë mbajtur seminare në sesione të ndara të Auditorëve të Përgjithshëm, ku është diskutuar për rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe si të adresohen më mirë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike, fondet e alokuara për migrimin dhe problemet humanitare. Në Kongres po marrin pjesë mbi 160 delegatë dhe shumë vëzhgues nga institucione ndërkombëtare në fushën e financave dhe të auditimit. Punimet e Kongresit po zhvillohen në disa nivele organizative përfshirë takimet e Bordit Drejtues, Sesionet Plenare dhe Sesionet e Grupeve Punuese. Gjatë pjesëmarrjes në Kongres, delegacioni nga Kosova, ka realizuar takime bilaterale me përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve si Turqia, Polonia, Holanda, Suedia, Izraeli, Portugalia, Sllovenia, Latvia, Mali i Zi, si dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe partnerë tjerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Kongresi është organi më i lartë i EUROSAI-t, i cili përveç që merr vendime të rëndësishme për veprimtarinë trevjeçare të tij, ofron një ambient ku Institucionet Supreme të Auditimit kanë mundësinë për të diskutuar dhe shpalosur idetë e reja në përpjekjet e tyre për të forcuar ndikimin dhe rritur kualitetin e punës audituese. Gjykata Turke e Llogarive, nikoqire e Kongresit të 10-të të EUROSAI, ka marrë kryesimin e EUROSAI-t dhe do udhëheqë me këtë institucion për periudhën 2017-2020. Kongresi ka zgjedhur edhe anëtarët e rinj në Bordin Drejtues të EUROSAI-t.
Lexo më shumë
Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë

Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë

KOMUNIKATË PËR SHTYP

 

Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë

Hoteli Grand, Salla për Kongrese, Prishtinë, 15 shkurt, nga 9:30 deri 12:00 Më datë 15 shkurt 2011, e martë, Auditori i Përgjithshëm organizon konferencën me temën “Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë”. Auditori i Përgjithshëm është përgjegjës për auditimin e jashtëm të ekzekutimit të buxhetit. Gjatë kryerjes së këtyre detyrave, Auditori i Përgjithshëm bën të mundur që ekzekutivi të vihet para përgjegjësisë për mënyrën se si implementohet buxheti. Ashtu si edhe në të gjitha vendet demokratike, ky është një mekanizëm thelbësor dhe boshti kryesor për një qeverisje të mirë. Objektivat e konferencës janë që të sqarohen dhe diskutohen përvojat e fituara dhe pritjet në forcimin e përgjegjshmërisë dhe qeverisjes së mirë. Lidhur me këtë, në këtë konferencë do të paraqiten folës të vendor dhe ndërkombëtar:
  • Z. Bedri Hamza, zëvendës Ministër i ekonomisë dhe financave në largim
  • Z. Haki Shatri, ish kryetari i KMFP-së
  • Z. Artan Venhari, KIPRED
  • Z. Lawrence Marzouk, Prishtina Insight
  • Z. Andrea Capussela, ICO
  • Z. Lage Olofsson, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës
Për më shumë informata ftoheni që të merrni pjesë. Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.
Lexo më shumë