Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/8/2009 10:29:33 AM

Raporti i parë Vjetor i Performancës i Auditorit të Përgjithshëm i diskutuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa

Të premten, me 8 Maj 2009. Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit ka diskutuar Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2008. Kjo tani paraqet një obligim për të gjithë shpenzuesit e buxhetit, që të krijojnë një raport të tillë. Qëllimi është ti japim Kuvendit një pasqyrë se çka është përpiluar si dhe rezultatet e arritura. Ky ishte një ndër raportet e para të RVP bërë në Administratën Publike të Kosovës.

Raporti është vlerësuar si një mjet i dobishëm që përmban të gjitha elementet e kërkuara e që gjithashtu jep një vizion të qartë si ti adresojë sfidat me të cilat ballafaqohen. Sipas Komisionit, raporti gjithashtu mund të shërbej si një Model për raportet që i nxjerrin organizatat tjera.

Z. Lage Olofsson , Auditori i Përgjithshëm, theksoi përpjekjet e ti për të kontribuar në zhvillim të qëndrueshëm të menxhmentit financiar në administratën publike dhe kujdeset për standardet dhe profesionalizëm të lartë në themelimin e qëndrueshëm dhe funksionim sa më të mirë të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Kjo kërkon një bashkëpunim të mirë, në mes të tjerash, Kuvendin dhe mbështetjen në sigurimin e mjaftueshëm të burimeve.

Komisioni një zëri ka shprehur mbështetjen e tyre të plotë për punën e zyrës, shtegu i zhvillimit që është ndërmarrë dhe kanë theksuar se i kuptojnë pasojat e resurseve.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

"Raporti Vjetor i Auditimit" i Auditorit të Përgjithshëm

"Raporti Vjetor i Auditimit" i Auditorit të Përgjithshëm

Më datën 31 Gusht, Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson i ka prezantuar Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin financiar 2008 Kryetarit të Komsionit për Buxhet dhe Financa, Zt. Gani Koci- dhe atë me kohë për herë të parë. RVA është një shtyllë e rëndësishme për Qeverisje të Mirë. RVA relevant dhe i prezantuar me kohë i lejon Kuvendit të mbaj Qeverinë si logaridhënës mbi atë se si ata kanë arritur ta realizojnë buxhetin. Po ashtu ky raport i shërben nevojave të qytetarëve si dhe komunitetit ndërkombëtar që të kenë një vlerësim të pavarur të administrimit nga ana e Qeverisë. Auditori i Përgjithshëm shpreh Opinonin e Auditimit nëse  Pasqyrat e Konsolduara Financiare Vjetore të Qeverisë paraqesin 'një pamje të drejtë dhe të vërtetë të situatës financiare të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës' dhe pikëpamjen e tij në cilësinë e menaxhimit financiar në realizimin e buxhetit. RVA reflekton po ashtu edhe Zhvimn e ri Strategjik të iniciuar nga Auditori i Përgjithshëm. Çështjet kyçe janë: •    Qeverisje e Mirë dhe  llogaridhënie në të gjitha nivelet •    Përqendrimi tek përgjegjësitë e Ministrave dhe Menaxherëve •    Auditimi i Sistemeve dhe programeve në lidhje me Auditimn e Transaksioneve dhe Bilanceve Jeni të ftuar që të merrni pjesë në këtë konferencë për shtyp. Për informata të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni: Ilire Daija-Buza Tel: 038 2535 121
Lexo më shumë
PËRFAQËSUESI CIVIL NDËRKOMBËTAR TAKOHET ME AUDITORIN E PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PËRFAQËSUESI CIVIL NDËRKOMBËTAR TAKOHET ME AUDITORIN E PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith, u takua sot me Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Lars Lage Olofsson. ICR-ja e kishte emëruar Auditorin e ri të Përgjithshëm më 19 janar, ndërsa ai postin e mori më 1 mars.



Z. Feith dhe z. Olofsson diskutuan për rolin e rëndësishëm të një Zyre të pavarur të Auditorit të Përgjithshëm sa i përket llogaridhënies së institucioneve publike. ICR-ja e siguroi z. Olofsson se do t'i japë mbështetjen e tij të plotë .

Z. Olofsson me këtë rast tha:

“ Tashmë jam këtu që tri javë .Mes tjerash, kam patur mundësinë që të takohem me disa nga partnerët e mi më të afërt. Me kënaqë si konstatoj se t ë gjithë ata e kanë deklaruar qartë mbështetjen e tyre ndaj meje dhe po ashtu – në mënyra të ndryshme – pritjet e tyre të më dha që kanë për zyrën ime. Natyrisht, pritjet dallojnë paksa dhe do të jetë një aktivitet i mirë që të bashkëpunojmë ngushtë me ta, për të krijuar praktika më të qarta të llogaridhënies mes Kuvendit, Qeverisë ,shpenzuesve t ë buxhetit dhe zyrës sime. ”

“ Jam i bindur se partnerët e mi e kuptojnë nevojën për një Zyrë t ë Auditorit të Përgjithshëm vërtet të pavarur në procesin e llogaridhënies. Po ashtu, jam i bindur se ata në praktikë do të marrin masa të rrepta për të siguruar pavar ësinë financiare dhe mjetet e mjaftueshme. Kështu na mundësojnë të kryejmë rolin tonë si Institucion më i Lartë i Auditimit ndaj popullit të Kosov ës në përputhje me mandatin tonë . ”

Pieter Feith me këtë rast tha:

“ Auditori i Përgjithshëm luan një rol kryesor në nxitjen e disiplinës buxhetore, administrimin e shëndoshë të financave publike dhe ekzekutimin e duhur të shpenzimeve buxhetore. Puna e tij dhe e zyrës së tij është në interes dhe në emër të ë gjithë qytetarëve të Kosovës.

“ Pavarësia e Auditorit të Përgjithshëm nga çdo ndikim është vendimtare në përmbushjen e mandatit t ë tij, për të siguruar një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe të menaxhimit financiar nga ana e Qeverisë , komunave dhe ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Prandaj, Auditori i Përgjithshëmi jep llogari vetëm Kuvendit të Kosovës.

“ Një Auditor i Përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar donatorët e Kosovës, të cilët i financojnë projektet e menaxhuara nga institucionet e Kosovës.

“ U bëj thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës që Auditorit të Përgjithshë m t'i ofrojnë bashkëpunim të mirë , ndërsa unë do ta monitoroj nga afër marrëdhënien ndërmjet Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe institucioneve.

“ Po ashtu, u rekomandoj mediave dhe opinionit publik që t'i përcjellin raportet e Auditorit të Përgjithshëm, që janë një burim qenësor i asaj sesi institucionet i shpenzojnë paratë e taksapaguesve. ”

Shënim për redaktorët:

•  Auditori i Përgjithshëm do t 'i shqyrtojë kërkesat për intervista. Për çdo interesim, mediat mund t ë kontaktojn ë me: Kai Mueller-Berner +377 (0)44 197 185

•  ICR-ja e emëroi z. Olofsson si Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës më 19 janar 2009 duke vepruar në bazë të autoritetit t ë tij në pajtim me Propozimin

Gjithë përfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) - Aneksit IX, nenit 2.2a. Z. Olofsson e mori postin m ë 1 mars 2009.

•  Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucion publik i pavarur, përgjegjës për auditimet në qeveri. Ai siguron një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe menaxhimeve financiare të ministrive të Qeverisë së Kosovës, komunave dhe të ndërmarrjeve publike. Kjo zyrë pë rbëhet nga pesë Departamente të Auditimit, ku secili prej tyre udhëhiqet nga një Drejtor vendor i Auditimit.

•  Auditori i Përgjithshëm drejton Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe pë rfaqëson autoritetin publik suprem të auditimit në Kosovë . Ai menaxhon programin vjetor të auditimit dhe auditimin vjetor t ë Buxhetit t ë Konsoliduar të Kosovës.

Z. Lars Lage Olofsson është shtetas i Suedis ë . Ai ka përvojë 25-vjeçare në auditimet e jashtme, menaxhimet dhe kontrollet financiare në sektorin publik dhe organizatat ndërkombëtare. Nga viti 1983 deri m ë 1997 dhe sërish nga viti 2006 ka punuar për Zyrën Shtetërore të Auditimit në Suedi, ku së fundmi ka qenë Këshilltar i Lartë për zhvillimin e biznesit në Departamentin e Bashk ëpunimit Ndërkombëtar. Nga viti 1998 deri më 2004 ai ka punuar në Sigma, që është nismë e përbashkët e OECD-së dhe BE-së për t'i mbështetur vendet në reformat e administratës publike. Ai ka përvojë t ë gjerë në Rusi, shtetet baltike, Afrikë dhe Ballkan, përfshirë punën si konsulent në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës. Z. Olofsson ka diplomuar n ë shkencat politike në Universitetin Uppsala.

 

Lexo më shumë