Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/24/2009 10:53:29 AM

PËRFAQËSUESI CIVIL NDËRKOMBËTAR TAKOHET ME AUDITORIN E PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith, u takua sot me Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Lars Lage Olofsson. ICR-ja e kishte emëruar Auditorin e ri të Përgjithshëm më 19 janar, ndërsa ai postin e mori më 1 mars.



Z. Feith dhe z. Olofsson diskutuan për rolin e rëndësishëm të një Zyre të pavarur të Auditorit të Përgjithshëm sa i përket llogaridhënies së institucioneve publike. ICR-ja e siguroi z. Olofsson se do t'i japë mbështetjen e tij të plotë .

Z. Olofsson me këtë rast tha:

“ Tashmë jam këtu që tri javë .Mes tjerash, kam patur mundësinë që të takohem me disa nga partnerët e mi më të afërt. Me kënaqë si konstatoj se t ë gjithë ata e kanë deklaruar qartë mbështetjen e tyre ndaj meje dhe po ashtu – në mënyra të ndryshme – pritjet e tyre të më dha që kanë për zyrën ime. Natyrisht, pritjet dallojnë paksa dhe do të jetë një aktivitet i mirë që të bashkëpunojmë ngushtë me ta, për të krijuar praktika më të qarta të llogaridhënies mes Kuvendit, Qeverisë ,shpenzuesve t ë buxhetit dhe zyrës sime. ”

“ Jam i bindur se partnerët e mi e kuptojnë nevojën për një Zyrë t ë Auditorit të Përgjithshëm vërtet të pavarur në procesin e llogaridhënies. Po ashtu, jam i bindur se ata në praktikë do të marrin masa të rrepta për të siguruar pavar ësinë financiare dhe mjetet e mjaftueshme. Kështu na mundësojnë të kryejmë rolin tonë si Institucion më i Lartë i Auditimit ndaj popullit të Kosov ës në përputhje me mandatin tonë . ”

Pieter Feith me këtë rast tha:

“ Auditori i Përgjithshëm luan një rol kryesor në nxitjen e disiplinës buxhetore, administrimin e shëndoshë të financave publike dhe ekzekutimin e duhur të shpenzimeve buxhetore. Puna e tij dhe e zyrës së tij është në interes dhe në emër të ë gjithë qytetarëve të Kosovës.

“ Pavarësia e Auditorit të Përgjithshëm nga çdo ndikim është vendimtare në përmbushjen e mandatit t ë tij, për të siguruar një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe të menaxhimit financiar nga ana e Qeverisë , komunave dhe ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Prandaj, Auditori i Përgjithshëmi jep llogari vetëm Kuvendit të Kosovës.

“ Një Auditor i Përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar donatorët e Kosovës, të cilët i financojnë projektet e menaxhuara nga institucionet e Kosovës.

“ U bëj thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës që Auditorit të Përgjithshë m t'i ofrojnë bashkëpunim të mirë , ndërsa unë do ta monitoroj nga afër marrëdhënien ndërmjet Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe institucioneve.

“ Po ashtu, u rekomandoj mediave dhe opinionit publik që t'i përcjellin raportet e Auditorit të Përgjithshëm, që janë një burim qenësor i asaj sesi institucionet i shpenzojnë paratë e taksapaguesve. ”

Shënim për redaktorët:

•  Auditori i Përgjithshëm do t 'i shqyrtojë kërkesat për intervista. Për çdo interesim, mediat mund t ë kontaktojn ë me: Kai Mueller-Berner +377 (0)44 197 185

•  ICR-ja e emëroi z. Olofsson si Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës më 19 janar 2009 duke vepruar në bazë të autoritetit t ë tij në pajtim me Propozimin

Gjithë përfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) - Aneksit IX, nenit 2.2a. Z. Olofsson e mori postin m ë 1 mars 2009.

•  Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucion publik i pavarur, përgjegjës për auditimet në qeveri. Ai siguron një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe menaxhimeve financiare të ministrive të Qeverisë së Kosovës, komunave dhe të ndërmarrjeve publike. Kjo zyrë pë rbëhet nga pesë Departamente të Auditimit, ku secili prej tyre udhëhiqet nga një Drejtor vendor i Auditimit.

•  Auditori i Përgjithshëm drejton Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe pë rfaqëson autoritetin publik suprem të auditimit në Kosovë . Ai menaxhon programin vjetor të auditimit dhe auditimin vjetor t ë Buxhetit t ë Konsoliduar të Kosovës.

Z. Lars Lage Olofsson është shtetas i Suedis ë . Ai ka përvojë 25-vjeçare në auditimet e jashtme, menaxhimet dhe kontrollet financiare në sektorin publik dhe organizatat ndërkombëtare. Nga viti 1983 deri m ë 1997 dhe sërish nga viti 2006 ka punuar për Zyrën Shtetërore të Auditimit në Suedi, ku së fundmi ka qenë Këshilltar i Lartë për zhvillimin e biznesit në Departamentin e Bashk ëpunimit Ndërkombëtar. Nga viti 1998 deri më 2004 ai ka punuar në Sigma, që është nismë e përbashkët e OECD-së dhe BE-së për t'i mbështetur vendet në reformat e administratës publike. Ai ka përvojë t ë gjerë në Rusi, shtetet baltike, Afrikë dhe Ballkan, përfshirë punën si konsulent në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës. Z. Olofsson ka diplomuar n ë shkencat politike në Universitetin Uppsala.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Raporti i parë Vjetor i Performancës i Auditorit të Përgjithshëm i diskutuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa
Lexo më shumë
30

30

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi rithekson mbështetjen e plotë të Qeverisë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm
Lexo më shumë