Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/30/2008 3:11:13 PM

Përfundon Mandatin Auditorja Gjenerale e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës

Pas tre viteve, Znj. Linda Casella, Auditor Gjeneral, (AGj) e Kosovës, largohet nga Kosova. Emërimi i saj nga ana e PSSP si Auditor Gjeneral përfundon me datën 31 Dhjetor. Znj. Casella pas vetes lë një trashëgim të pakrahasueshëm dhe të jashtëzakonshëm, me mesatarisht 200 auditime të kompletuara. Që nga arritja e saj, në Janar të vitit 2006, Znj. Casella ka qenë përgjegjëse për zhvillimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në institucion profesional të auditimit për Kosovën. Gjatë kësaj periudhe, janë mbajtur trajnime intensive përbrenda ZAP si dhe ajo ka siguruar që stafi i saj të marrë ngritjen më të mirë të mundshme të kapaciteteve.


Znj. Casella është siguruar që ZAP ka mbajtur trajnime intensive për trajnime të auditimit dhe aktualisht ZAP ka 21 Auditor të licencuar, 16 Auditor të Certifikuar, 19 Auditor Teknik dhe 2 Auditor në Trajnim. Ky trajnim është kryer dhe kompletuar me punë në terren, trajnime të brendshme dhe eksperiencë praktike, punëtori dhe trajnime të jashtme. Po ashtu, janë ofruar trajnime intensive të auditimit dhe të SHKÇAK dhe do të vazhdojnë. Me arritjen e saj në vitin 2006, të gjitha raportet e auditimit të Pasqyrave Financiare të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës (BKK) gjithnjë janë përgatitur nga Gjykata Holandeze e Auditimit me ndihmën e stafit të ZAP. Sot, përmes ngritjes së kapaciteteve nga ana e tyre për ZAP, tani pasqyrat financiare të BKK përgatiten nga vetë stafi Kosovar për auditim në kuadër të ZAP. Në vitin 2006, Znj. Casella ka siguruar që raportet e auditimit nga vitet e kaluara të jenë të azhurnuar. Në vitin 2006 auditimet e Komunave për vitet 2003, 2004 dhe 2005 janë kryer nga ana e kompanive të jashtme por sot, për shkak të zhvillimit të ZAP, pjesa më e madhe e këtyre auditimeve janë kryer nga vet Auditorët e ZAP nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Linda Casella largohet nga Kosova me të gjitha auditimet e kompletuara prej viteve të kaluara deri në vitin 2007.

Vitin e kaluar, dhe atë për herë të parë, 20 raporte të auditimit të pasqyrave financiare për Ministritë e veçanta si dhe entitet tjera kyçe janë kryer nga vet stafit i auditorëve vendor përbrenda ZAP nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë të auditimit. Znj. Casella ishte përgjegjëse për vetëdijesimin e ZAP kudo në Kosovë. Në vitin 2006, ZAP ishte mjaft e panjohur për publikun. Sot, për shkak të përkushtimit të Znj. Casella për ti publikuar raportet, raportimi i mediave sa i përket auditimeve të ZAP si kryeartikull në të gjitha gazetat vendore dhe faqja zyrtare e ZAP vazhdon të jetë e vizituar nga një numër i madh i njerëzve i cili është në rritje sipër, evidentuar nga statistikat e faqes zyrtare. Sot, ekziston një ndryshim i plotë me anë të së cilës vetëdijesimi i publikut sa i përket ZAP dhe funksioneve të saj është mjaft i njohur kudo në Kosovë.

Prej vitit 2006 deri më 2008, Znj. Casella në mënyrë aktive ka promovuar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) kudo në Kosovë si dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Si rrjedhim, në saje të përkushtimit të saj, janë ngritur marrëdhëniet në mes të ZAP në Kosovë dhe Institucioneve të shumta të Auditimit Suprem nëpër Evropë në mënyrë të vendosur. Po ashtu, Znj. Casella ishte përgjegjëse për tranzicion të Teknologjisë Informative të ZAP. Në vitin 2006,ZAP ishte pjesë e rrjetës së BE por sot është në kuadër të sistemit dhe rrjetës kosovare të TI.
Znj. Casella po ashtu ka qenë pjesë e ekipit i cili ka zhvilluar kornizat e reja ligjore për Institucionin Suprem të Auditimit të Kosovës. Tanimë, Ligji mbi ZAP është aprovuar nga ana e Kuvendit.
Muajin e kaluar, Znj. Casella ka siguruar që stafi auditues i ZAP të marrë trajnim profesional në Performancën e Auditimit nga ana e Ekspertëve Ndërkombëtarë. Plani i Lindës është të vazhdoj me zhvillimin e ZAP dhe të filloj raportin e parë të Auditimit të Performancës në Kosovë qysh në fillim të vitit të ardhshëm. Ky është një moment historik për të dyja, ngritjen e kapacitetit të ZAP si dhe vlerën që këto raporte do ta kenë në të ardhmen për Qeverinë e Kosovës dhe për publikun Kosovar.

Gjatë këtyre tre viteve të fundit, Znj. Casella po ashtu i ka kontribuar edhe komunitetit të Kosovës. Ajo ka vizituar dhe ka dhënë disa donacione në disa nga shkollat e varfra në Kosovë dhe para dy jave, ajo ka prezantuar dhe ka dhuruar një portret të Don Boskos e pikturuar nga vetë ajo për Shkollën “Bosko”në Kosovë. Ajo po ashtu ka pikturuar dhe ka dhuruar dy piktura tjera të punuar nga ngjyrat në vaj dy piktura për famultarët në Kosovë.

ZAP falënderon në mënyrë të sinqertë Linda Casella për devotshmërinë e shkëlqyeshme të saj, kontributin dhe punën në ZAP për tri vitet e fundit dhe ne i dëshirojmë gjithë të mirat në të ardhmen.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Vizitë e Zyrës se Auditimit nga Republika e Turqisë - ZAP-it
Lexo më shumë
30

30

Njoftim për rekrutim te suksesshëm të Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm të Republikes së Kosovës
Lexo më shumë