Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/14/2008 3:38:45 PM

Njoftim për rekrutim te suksesshëm të Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm të Republikes së Kosovës

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nderin të lajmëroj se ka rekrutuar në mënyrë të suksesshme Kosovarin e parë si Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, Z. Qerkin Morina më 14 Tetor 2008. Z. Morina ka punuar në ZAP prej vitit 2004 dhe pozita e tij e mëhershme ka qenë Drejtor Auditimi për Departamentin D.
Para ZAP-së, Z. Morina ka praktikuar funksione të larta menxheriale në fushë të ekonomisë dhe financave. Për katër vite ka qenë Kryesues i Financave në një kompani Ndërtimore/ Industriale (Ndërmarrje Publike Shoqërore) dhe për gjashtë vite ka qenë Kryesues i Financave dhe Ekonomisë në Drejtoratin në Komunën e Malishevës. Ai gjithashtu ka punuar për gjashtë vite në funksionet e kontabilistit dhe auditorit të brendshëm në kompani të ndryshme.

Në vitin 1982 ka diplomuar si ekonomist dhe është licencuar si Auditor përmes programit të ShKÇAK.

Z. Morina ka marrë pjesë në shumë trajnime në fushën e kontabilitetit, taksave dhe financave.

Z. Morina është lindur më 15 Maj 1958 në fshatin Astrazup, Komunë e Malishevës dhe është i martuar dhe ka katër fëmijë. Z. Morina gjithashtu flet edhe gjuhën Serbo-kroate dhe ka njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Përfundon Mandatin Auditorja Gjenerale e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës
Lexo më shumë
30

30

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Gruas
Lexo më shumë