Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/14/2024 7:26:00 PM

Edukimi i vazhdueshëm profesional i auditorëve të ZKA-së në fokus të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të ShKÇAK-së dhe ZKA-së

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Kontabilist të Çertifikuar dhe Auditor të Kosovës (ShKÇAK), Ardiana Bunjaku kanë ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila ka për objektivë ofrimin e programit të trajnimeve për zhvillim të vazhdueshëm profesional.

Programi do të përfshijë tema të caktuara në fushën e auditimit të jashtëm në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit në sektorin publik.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme nënshkruan zgjatjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Gjykatën Turke të Llogarive

Auditorja e Përgjithshme nënshkruan zgjatjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Gjykatën Turke të Llogarive

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca me bashkëpunëtorë të enjten është pritur në takim bilateral nga homologu i saj, Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive, Metin Yener  Ankara të Turqisë. Takimi u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare në Gjykatën Turke të Llogarive të delegacionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) pjesë e të cilit ishin edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Myrvete Gashi Morina e Zukë Zuka si dhe auditorja Neslihane Mati.  

Krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit vlerësuan lartë punën dhe përkushtimin e dyja institucioneve për të siguruar që fondet publike përdoren në mënyrë efikase dhe efektive për të mirën e qytetarëve.

Në vazhdën e zgjerimit të mundësive për avancimin e bashkëpunimit ndër institucional, Auditorët e Përgjithshëm kanë ripërtërirë marrëveshjen për thellimin e bashkëpunimit në mes dyja institucioneve.

Marrëveshja parasheh, ndër të tjera, shkëmbimin e përvojave në fusha me interes publik, shkëmbimin e stafit, auditime paralele, ngritjen e kapaciteteve në auditime të performancës dhe pajtueshmërisë si dhe analizimin e bazave me të dhëna të mëdha.

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca vlerësoi lartë mikpritjen dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e paçmuar të ofruar nga Gjykata Turke e Llogarive në procesin e anëtarësimit të ZKA-së në EUROSAI dhe INTOSAI. Znj. Spanca tha se pavarësisht distancës gjeografike, dy institucionet takohen në përkushtimin e tyre dhe vlerësojnë rolin përkatës jetik në sigurimin e përdorimit efektiv dhe efikas të fondeve publike për të mirën e qytetarëve.

Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga Shefja e Zyrës së TIKA-s në Prishtinë

Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga Shefja e Zyrës së TIKA-s në Prishtinë

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca me bashkëpunëtorë u prit sot në takim nga Fulya Aslan, Shefe e Zyres Ndërlidhëse në Prishtinë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin profesional dhe aktivitetet trajnuese që mund të realizohen për Zyrën Kombëtare të Auditimit. Znj. Spanca e falënderoi znj. Aslan për mikpritjen dhe diskutimin e frytshëm, duke theksuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ZKA-ja dhe Gjykata Turke e Auditimit ndërtuan ndër vite.


Lexo më shumë