Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga Shefja e Zyrës së TIKA-s në Prishtinë
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca me bashkëpunëtorë u prit sot në takim nga Fulya Aslan, Shefe e Zyres Ndërlidhëse në Prishtinë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin profesional dhe aktivitetet trajnuese që mund të realizohen për Zyrën Kombëtare të Auditimit. Znj. Spanca e falënderoi znj. Aslan për mikpritjen dhe diskutimin e frytshëm, duke theksuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ZKA-ja dhe Gjykata Turke e Auditimit ndërtuan ndër vite.
