Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/21/2024 11:37:00 AM

Aida Bytyqi Podrimaj shënon me sukses përfundimin e karrierës profesionale në ZKA

Auditorja specialiste e metodologjisë, Aida Bytyqi Podrimaj, të hënën në një ceremoni përshëndetëse përfundoi me sukses dhe shëndet të plotë karrierën profesionale në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA).

 

Znj. Bytyqi Podrimaj punoi me përkushtim dhe profesionalizëm për 13 vite me radhë duke dhënë kontribut të çmuar për institucionin tonë dhe auditimin publik në përgjithësi.

 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, falënderoi kolegen dhe miken për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm si dhe e përgëzoi për pedanterinë në punë dhe në jetë.

 

Punonjësja Aida Bytyqi Podrimaj falënderoi kolegët për bashkëpunimin e deritanishëm duke u ndjerë krenare për kontributin e dhënë në ZKA. Punën në ZKA ajo e vlerësoi ndër përvojat më të mira në rrugëtimin profesional.  

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme mban ligjëratë me studentët në Kolegjin AAB

Auditorja e Përgjithshme mban ligjëratë me studentët në Kolegjin AAB

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mbajti ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, ku bashkëbisedoi me ata për rolin dhe rëndësinë e auditimit të jashtëm.

Me të  falënderuar Dekanin e këtij fakulteti, z. Medain Hashani si dhe Rektorin Blerim Olluri për ftesën dhe bashkëpunimin, ajo vazhdoi t’u tregojë studentëve se ZKA-ja auditon fondet publike për t’i siguruar taksapaguesit se paratë e tyre po përdorën në mënyrë ekonomike, se raportimi financiar është i saktë dhe vendimet janë në pajtim me kërkesat ligjore.

Auditorja e Përgjithshme foli edhe për konceptin e llogaridhënies, transparencës dhe mbikëqyrjes publike. Më tutje theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së, ndikimin e tyre për qeverisje të mirë dhe rritjen e llogaridhënies nga organizatat buxhetore.

Znj. Spanca njoftoi studentët edhe për bashkëpunimin dhe komunikimin e ZKA-së me Kuvendin e Republikës së Kosovës si institucioni më i lartë mbikëqyrës në vend si dhe me palët e tjera të jashtme.

Ligjërata u mbajt në kuadër të zbatimit të marrëveshjes në mes të ZKA-së dhe Kolegjit AAB. 

 


Lexo më shumë
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi Raportin Vjetor të Performancës së ZKA-së për vitin 2023

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi Raportin Vjetor të Performancës së ZKA-së për vitin 2023

Raporti Vjetor i Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2023 u shqyrtua të martën në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP). Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, prezantoi aktivitetet, të arriturat dhe sfidat e ZKA-së gjatë vitit 2023, si dhe i është përgjigjur interesimit të deputetëve për çështjet e parashtruara.

 

Auditorja e Përgjithshme deklaroi se pavarësisht sfidave dhe lëvizjes së stafit është realizuar me sukses Plani Vjetor i Auditimit sipas kërkesave dhe afateve ligjore.

 

“Kemi kryer dhe publikuar 124 raporte të auditimit të fushave financiare/pajtueshmërisë si dhe të performancës. Rezultatet kryesore nga auditimet e kryera gjatë vitit 2023 kanë nxjerrë në pah një numër dobësish në shumicën e organizatave buxhetore nëpër kategori ekonomike të cilat kanë rezultuar në menaxhim të dobët të fondeve publike si dhe mos arritjen e vlerës për para. Po ashtu, është kryer vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve në të gjitha organizatat buxhetore sipas së cilit 49% e rekomandimeve ishin zbatuar plotësisht, 9% pjesërisht dhe 42% nuk janë zbatuar”, deklaroi znj. Spanca.

 

Ajo tregoi se gjatë vitit 2023 ZKA-ja ka avancuar metodologjinë për auditime financiare dhe të pajtueshmërisë si dhe ka digjitalizuar plotësisht punën audituese.

 

Znj. Spanca i njoftoi deputetët se në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet tjera ligjore, ZKA-ja gjatë vitit 2023 fokus të rëndësishëm i ka dhënë trajtimit dhe adresimit të çështjeve më mundësi potenciale për mashtrim e korrupsion. “Nga rezultatet e nxjerra në vitin 2023, kemi dërguar në Prokurori të Shtetit 51 raste me elemente potenciale të veprave penale, mashtrimit dhe korrupsionit, si dhe 3 raporte të auditimit në tërësi”, tha ajo.

 

Auditorja e Përgjithshme falënderoi deputetët për bashkëpunimin duke u shprehur se partneriteti me Kuvendin dhe komisionet parlamentare është forcuar më tutje.

 

Më tutje, ajo shpalosi para Komisionit detaje më rëndësi për menaxhimin financiar dhe administrativ si dhe për komunikimin dhe bashkëpunimin e ZKA-së me palët e jashtme. Ajo theksoi se gjatë 2023-së ZKA-ja ka zhvilluar komunikim të frytshëm me palët e interesit përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

 

Po ashtu, Auditorja e Përgjithshme njoftoi deputetët se gjatë vitit 2023 ZKA-ja ka qenë subjekt i vlerësimeve të disa mekanizmave ndërkombëtar dhe vendor karshi opinionit publik, nivelit profesional si dhe zbatimit të standardeve. Ajo u shpreh se është e kënaqur që rezultatet e këtyre vlerësimeve krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë e kanë renditur institucionin të cilin e drejton në nivel mjaftë të lartë si në aspekt të profesionalizmit, integritetit ashtu edhe të besueshmërisë.  

Lexo më shumë