Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/15/2012 11:26:05 AM

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

Një delegacion nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në datat 13 dhe 14 shkurt qëndroi për vizitë në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Delegacioni i Kosovës përbëhej nga Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson dhe Qerkin Morina, Ibrahim Gjylderen, Fjoralba Kokonozi-Sylaj, dhe Qëndresa Mulaj.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Tiranë u zhvilluan takime të nivelit të lartë në mes dy delegacioneve, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve. Z. Olofsson, mbajti një fjalim para tërë stafit të KLSH-së ku dhe u diskutuan qasjet e auditimit dhe menaxhimit.

Në ditën e dytë të vizitës u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi nga z. Olofsson dhe z. Bujar Leskaj, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

z. Bujar Leskaj Kryetar i KLSH dhe z. Lage Olofsson Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

z. Bujar Leskaj Kryetar i KLSH dhe z. Lage Olofsson Auditori i Përgjithshëm i Kosovë

Objektivat kryesore të kësaj Marrëveshjeje janë zbatimi i plotë i standardeve të auditimit në sektorin publik të pranuara ndërkombëtarisht dhe i praktikave të mira Evropiane. Fillimisht fokusi do të jetë në:

  • Shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e mëtutjeshëm të dy institucioneve respektive; dhe
  • Harmonizimin e terminologjisë së auditimit në gjuhën shqipe  dhe përkthimin në mënyrë të koordinuar të standardeve ndërkombëtare të auditimit.

Të dyja palët u shprehën të gatshme që të fillojë sa më shpejtë implementimin e kësaj Marrëveshje, me qëllim përfitimi nga përvojat e njëri-tjetrit.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Menaxhimi i Riskut në Sektorin Publik

Menaxhimi i Riskut në Sektorin Publik

Ushtruesja e detyrës së Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, Znj. Ilire Daija-Buza dhe Auditorja e brendshme, Znj. Ardiana Sahiti kanë marrë pjesë në një seminar evropian për Menaxhim të Riskut në Sektorin publik të organizuar nga Akademia Evropiane. Ky seminar është mbajtur në Berlin më 13 dhe 14 Shkurt 2012. Seminari për menaxhim të Riskut në Sektorin Publik është dizajnuar që të zgjeroj njohuritë dhe aftësitë e kërkuara për menaxhim të riskut duke përdorur mjetet dhe teknikat e pranuara ndërkombtarisht.

Ky seminar ka theksuar simulimet e rasteve të studimit dhe pjesëmarrjen e anëtarëve në ushtrime grupore.

Pjesëmarrësit kanë qenë prej vendeve të ndryshme të Evropës prej sektorit publik që ka mundësuar shkëmbimin e përvojave. 

 

Lexo më shumë
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë (ZKAS). Më 7 shtator, Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson dhe Auditori i Përgjithshëm i Suedisë z. Jan Landahl nënshkruan këtë dokument si bazë për bashkëpunimin bilateral mes dy institucioneve.

Palët kanë rënë dakord që të angazhohen në një projekt bashkëpunimi për dy vite me radhë që fillon nga shatori 2011 deri në shtator 2013. Ky projekt synon zhvillimin e kapaciteteve të ZAP-së së Kosovës për të përmbushur mandatin e saj dhe për tu bërë një institucion i qëndrueshëm suprem i auditimit i cili vepron në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

 

Lexo më shumë