Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/8/2011 2:59:39 PM

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë (ZKAS). Më 7 shtator, Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson dhe Auditori i Përgjithshëm i Suedisë z. Jan Landahl nënshkruan këtë dokument si bazë për bashkëpunimin bilateral mes dy institucioneve.

Palët kanë rënë dakord që të angazhohen në një projekt bashkëpunimi për dy vite me radhë që fillon nga shatori 2011 deri në shtator 2013. Ky projekt synon zhvillimin e kapaciteteve të ZAP-së së Kosovës për të përmbushur mandatin e saj dhe për tu bërë një institucion i qëndrueshëm suprem i auditimit i cili vepron në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

Një delegacion nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në datat 13 dhe 14 shkurt qëndroi për vizitë në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Delegacioni i Kosovës përbëhej nga Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson dhe Qerkin Morina, Ibrahim Gjylderen, Fjoralba Kokonozi-Sylaj, dhe Qëndresa Mulaj.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Tiranë u zhvilluan takime të nivelit të lartë në mes dy delegacioneve, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve. Z. Olofsson, mbajti një fjalim para tërë stafit të KLSH-së ku dhe u diskutuan qasjet e auditimit dhe menaxhimit.

Në ditën e dytë të vizitës u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi nga z. Olofsson dhe z. Bujar Leskaj, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

z. Bujar Leskaj Kryetar i KLSH dhe z. Lage Olofsson Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

z. Bujar Leskaj Kryetar i KLSH dhe z. Lage Olofsson Auditori i Përgjithshëm i Kosovë

Objektivat kryesore të kësaj Marrëveshjeje janë zbatimi i plotë i standardeve të auditimit në sektorin publik të pranuara ndërkombëtarisht dhe i praktikave të mira Evropiane. Fillimisht fokusi do të jetë në:

  • Shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e mëtutjeshëm të dy institucioneve respektive; dhe
  • Harmonizimin e terminologjisë së auditimit në gjuhën shqipe  dhe përkthimin në mënyrë të koordinuar të standardeve ndërkombëtare të auditimit.

Të dyja palët u shprehën të gatshme që të fillojë sa më shpejtë implementimin e kësaj Marrëveshje, me qëllim përfitimi nga përvojat e njëri-tjetrit.

 

Lexo më shumë
Raporti Vjetor i Auditimit' i Auditorit të Përgjithshëm

Raporti Vjetor i Auditimit' i Auditorit të Përgjithshëm

Me 31 gusht, Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës Raportin Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin financiar 2010.

RVA është një shtyllë e rëndësishme e Qeverisjes së Mirë. Një RVA relevante dhe e dorëzuar me kohë i mundëson Kuvendit që të kërkojë llogari nga Qeveria për mënyrën se si ka arritur të implementojë buxhetin 2010. Ky raport i shërben gjithashtu qytetarëve dhe komuniteteve ndërkombëtare për një vlerësim të pavarur të rolit të Qeverisë.

Auditori i Përgjithshëm shpreh një Opinion të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF-të) të Qeverisë për BK-në 2010, i cili është ‘Opinion i pakualifikuar' d.m.th. se në të gjitha aspektet materiale ato janë:

•  Në harmoni me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe me Udhëzimet e zbatueshme Administrative; dhe

•  Paraqesin pamje të vërtetë dhe të drejtë të pozitës financiare të BKK-së.

Megjithatë, ekzistojnë mangësi në proceset e raportimit, të cilat nuk janë edhe aq materiale sa të ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të informacionit .

Në krahasim me vitet e mëparshme, ky është një tregues i qartë për përmirësimin e cilësisë së raportimit të jashtëm financiar.

Auditori i Përgjithshëm drejton vëmendjen e tij tek masat e marra nga Qeveria me synimin për të forcuar MFK-në, që parashikon krijimin e rezultateve në një të ardhme të afërt. Në nivelin qendror nevojitet më shumë zotim, konsistencë dhe koordinim. Shpenzuesve buxhetor ju nevojitet më shumë drejtim, shembuj të praktikës së mirë, dhe forma të tjera të përkrahjes në të gjitha këto fusha.

Unë rekomandoj Kuvendin që:

•  Të përcjellë nga afër dhe në mënyrë aktive ekzekutimin e Ligjit për buxhetin, kështu që ai të përdoret në mënyrë korrekte, racionale, për qëllimet e caktuara, dhe në koherencë më ndarjet buxhetore;

•  Të sigurojë se KRPP-ja e përcjell me kujdes dhe vlerëson implementimin e Ligjit të amandamentuar për prokurim, veçanërisht mekanizmin me të cilin funksionojnë llogaridhënia dhe kontrolli. Detyrat e qarta dhe theksimi i përgjegjësive individuale do të siguronte përdorimin efikas të parasë publike; dhe

•  Kuvendi duhet të marrë në konsideratë kërkesat e saj aktuale për tu informuar nga Qeveria. Mund të merret parasysh që të zëvendësohet kërkesën aktuale për një raport të veçantë mbi zhvillimet në auditimin e brendshëm dhe me një kërkesë për raport gjithëpërfshirës mbi progresin në të gjithë fushën e MFK-së në tërësi. Kështu përmbajtja do të adresohet në një mënyrë më të mirë dhe një të njëjtën kohë do të krijohet baza për raportim tek partnerët ndërkombëtarë .

Auditori i Përgjithshëm thotë “ paraqet në terma të qarta dhe të sinqerta fushat ku ne të gjithë duhet të bëjmë atë çka na takon për ti çuar përpara përmirësimet në sektorin publik. Shpresoj që ky raport do t'ju shërbejë si një mjet i dobishëm për identifikimin e fushave ku ne të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e sektori publik dhe qytetarëve të Kosovës “.

Raporti tashmë është publikuar në faqen e internetit të ZAP-it http://oag.rks-gov.net i cili është i hapur për komentet tuaja.

Raportet për secilin shpenzues buxhetor janë publikuar tashmë. 

 

Lexo më shumë