Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/20/2017 2:13:36 PM

Auditori i Përgjithshëm  mori pjesë në takimin e 15 të Grupit të Punës së EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit

Me datë 18 tetor 2017, në Tiranë, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani i shoqëruar nga Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, morën pjesë në takimin e 15-të  të grupit punues të EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit (WGEA), organizuar nga Kontrolli Lartë i Shtetit të Shqipërisë. Temat kryesore të aktivitetit ishin “Auditimi i përdorimit të tokës dhe zhvillimi” dhe “Si mund të përdoren të dhënat në auditimet e mjedisit?”. Në këtë takim morën pjesë rreth 75 përfaqësues nga 26 Institucione Supreme të Auditimit. Ky grup pune ka në përbërjen e tij 42 anëtare dhe është krijuar ne vitin 1999 në Kongresin e IV-t të EUROSAI-t. Qëllimi i këtij grupi është promovimi i frymës së bashkëpunimit bazuar në integritet, komunikim të hapur dhe përsosmëri profesionale. Kjo synohet të arrihet nëpërmjet inkurajimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit të eksperiencës së mirë midis SAI-ve. Zyra Kombëtare e Auditimit, është ftuar t’i bashkohet këtij grupi në vitin e kaluar në takimin e mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Aktualisht, ZKA është e angazhuar në auditimin përbashkët të performancës mbi ‘Cilësinë e ajrit’. Në kuadër të këtij takimi është mbajtur edhe seminari trajnues i dedikuar për të Dhënat dhe Analizat në Auditimin e Mjedisit, i cili është ndjekur nga dy auditorë të ZKA-së të përfshirë në auditimin e përbashkët për cilësinë e ajrit.   Diskutimi dhe shembujt e prezantuar gjatë punimeve shërbyen si një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e eksperiencave të përfaqësuesve të SAI-ve pjesëmarrëse në nxjerrjen e të dhënave, përpunimin e tyre dhe përdorimin e burimeve inovative të të dhënave.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim, Shkëlqesinë e tij z. Ruari O’Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Auditori i Përgjithshëm, ka informuar ambasadorin O’Connell me objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe aktivitetet audituese për sezonën 2017/2018. Me këtë rast z. Osmani theksoi marrëdhëniet shumë të mira që Zyra Kombëtare e Auditmit të Kosovës ka me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Britanisë së Madhe dhe shprehi interesimin e tij që bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve të intensifikohet edhe më shumë përmes projekteve të veçanta për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira në auditim. Ambasadori O’Connell nga ana tij tha:  E përgëzoj Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për  punën e mirë,  e cila konfirmohet edhe në Raportin e BE-së për Kosovën. Ne i inkurajojmë të vazhdojnë me punën e mirë dhe në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që të analizojë me vëmendje rekomandimet e këtyre raporteve.  Adresimi i raportit të auditimit është pjesë themelore e demokracisë dhe llogaridhënies. Prandaj, inkurajojmë Kuvendin të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie nga institucionet për çështje të ngritura në raportet e Auditorit të Përgjithshëm.” Gjatë takimit nga të dyja palët u theksua rëndësia e auditimit të jashtëm,  në veçanti ndikimi që ka në përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Ambasadori O’Connell takoi edhe grupin menaxhues dhe auditues senior në ZKA, ku është njoftuar më për së afërmi me objektivat dhe qasjen në auditim si dhe ka bashkëbiseduar me ta lidhur me rëndësinë që ka institucioni suprem i auditimit dhe puna audituese për një vend në zhvillim siç është Kosova.
Lexo më shumë
Presidenti ofron mbështetje për punën e Auditorit të Përgjithshëm

Presidenti ofron mbështetje për punën e Auditorit të Përgjithshëm

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, të cilit i ka dhënë mbështetje për punën dhe aktivitetet e Auditorit të Përgjithshëm. Presidenti Thaçi ka thënë se Auditori i Përgjithshëm me punën e tij është duke forcuar llogaridhënien duke rritur besimin në institucionet publike. “Ju përgëzoj për përkushtimin, profesionalizimin dhe pavarësinë e institucionit tuaj”, ka theksuar Presidenti. Nga ana tjetër, Besnik Osmani ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit do të vazhdojë të bëjë auditimin e detyrueshëm të rregullsisë për Buxhetin e Qeverisë së Kosovës si dhe auditime tjera. Presidenti ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet maksimale për transparencë Lajmi është marrë nga uebfaqja e Zyrës së Presidentit : http://bit.ly/2yECPE9  
Lexo më shumë